Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Thotë Alla-llhu subhanehu ve teala:”Po ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe (lojë, zbavitje, këngë, muzikë) me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së All-llahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet) e All-llahut si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm.” (Llukman, 6)
Parathënie
Vërtet, vetëm All-llahut i përket hamdi. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetës sonë dhe veprave tona. Atë që e udhëzon All-llahu, s'ka kush e lajthit; atë që e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, kini frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" “O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një vetëje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." "O ju besimtarë, kini frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatët e juaja, e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh."
”Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit, sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr... Duke vazhduar:
Dije se prej gjërave që pa tjetër duhet t’i njohësh është njohja dhe shpjegimi i qëndrimit të Islamit ndaj çëshjtes së instrumenteve muzikore, muzikës dhe vallëzimit. Vetëm se na e ka qartësuar Sheriati ndalimin e saj… është e ditur (e njohur) sipas sheriatit tek pasuesit e diturisë, siç janë: (katër imamët) Ebi Hanifete, Maliku, Shafiu, Ahmedi - All-llahu i mëshiroftë -, me argumente të qarta nga Kur’ani dhe Sunneti, se muzika është e ndaluar (haram).
Ata janë pasuesit e udhëzimit dhe fesë së vërtetë, të dalluar me dituri të dobishme dhe punë te mira. Medh-hebi i tyre është i qartë, ndërsa argumentat e tyre janë ngadhnjimtare. Mjet për ta është Libri, kurse argument është Sunneti. Ata nuk ndjekin tekat e tyre dhe nuk anojnë kah mendimet (personale). Prej tyre pranohet ajo që është transmetuar nga i Dërguari i All-llahut. Ata janë imamët tanë të drejtë, mbrojtësit e fesë, bartësit e diturisë. Nëse kanë kundërshtuar ndonjë hadith, ata përsëri janë kthyer në të (hadith/sunnet) dhe çkado për të cilën ata kanë gjykuar, ajo është pranuar dhe mirëpritur. Ata janë të drejtë dhe rruga e tyre po ashtu është e drejtë. Çdo bidatçi, kërkues i diturisë dhe pasues (mukalid) do të njihet me medhhebin e tyre… All-llahu është mbrojtësi. Ata ishin të sinqertë me All-llahun, Librin e Tij, me të Dërguarin e Tij, subhanehu ve teala, dhe me Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut. Nuk i kanë kundërshtuar ato (Kur’anin dhe Sunnetin) me dyshime dhe i janë nënshtruar asaj me çka janë urdhëruar…
Ibn Kasim, All-llahu e mëshiroftë, i ka sqaruar mirësitë e katër imamëve, me ç'rast thotë:”Obligohemi t’i urrejmë dhe t’i ndalojmë ata që flasin kundër mirësive të katër imamëve dhe gjithashtu të imamëve tjerë të fesë, për shkak të urrejtjes ndaj tyre. Ata janë fitimtarë në ajetet dhe lajmet e vërteta, në gjurmët dhe argumentat e shumta të logjikshme (Kur’an dhe Sunnet). Pasuesit e mirësisë janë të bashkuar tek ne. Ata na e kanë përcjellur neve fenë, i kanë kthyer një numër të madh muslimanësh që të punojnë në medh-hebet e tyre, prej lindjes së Islamit deri në ditët e sotme. Por, nuk dihet dituria e tyre vetëm se nga librat e tyre dhe nuk ruhet feja vetëm se nga rruga e tyre. Obligohemi që t’i nderojmë ata dhe të kemi respekt ndaj tyre, sipas punës së tyre dhe mendimeve të mira për ta, sepse ata janë të zgjedhurit e Ummetit dhe zëvendësuesit e të Dërguarit të All-llahut, dhe njohja e fjalëve të tyre është shkak për ta dalluar të vërtetën.1
Kjo broshurë na i qartëson mendimet e vërteta të katër imamëve lidhur me vendimin e Islamit për instrumentet muzikore dhe këndimin (vallëzimin). Njëherësh kjo shëron një problem të madh që i nevojitet muslimanit në këtë kohë: problemin e injorancës ndaj vendimit mbi muzikën në këtë botë të tronditur dhe të ndryshuar.
E lusim All-llahun që të na sjell dobi për atë që e dimë, të na mësojë me atë që kemi dobi, të e bëjë diturinë argument në favor tonin në këtë botë dhe në botën tjetër, e të mos e bëjë argument kundër nesh. Lutjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e All-llahut, Muhamedin, alejhi selam, familjen e tij, shokët e tij dhe pasuesit e tij në përgjithësi.
Parathënien e shkroi: Ebu AbduRrahman el-Etheri
Përmendja e argumenteve dhe gjurmëve tek katër imamët për ndalimin e dëgjimit të instrumenteve muzikore dhe këndimit
1- Medh-hebi i imam Ebu Hanifes, All-llahu e mëshiroftë
Nga Ebi Tijb et-Taberi thuhet se:”Ebu Hanifeja e ka urrejtur muzikën dhe e ka konsideruar dëgjimin e muzikës prej mëkateve."2 Dhe ka thënë:”Dhe kështu është medhhebi i gjithë Kuffes.”3
Transmetohet nga Ebu Hanifeja, All-llahu e mëshiroftë, të ketë thënë:”Këndimi (muzika) është e ndaluar (haram) në të gjitha fetë.“4
Thotë Ibn Kajjimi në librin e tij, Igathet el-Lehfani (fq.348):”Medhhebi i Ebu Hanifes në këtë (muzikën) është medhhebi më i rreptë prej medhhebeve, dhe fjala e tij në këtë çështje është prej fjalëve më të ashpra. Ai i ka këshilluar shokët e tij që të ndalojnë dëgjimin e të gjitha instrumenteve si fyelli, defi, bile edhe goditja e daulles. Dhe ka thënë se të gjitha këto janë prej mëkateve, dhe se është rrugë që të shpie në mëkat dhe nuk i pranohet dëshmia (atij që dëgjon muzikë). Dhe më rigoroze se kjo është thënia:”Me të vërtetë dëgjimi është mëkat, ndërsa kënaqja me të është kufër (mohim)." Kjo është shprehja e tyre.”
2- Medh-hebi i imam Malikut, All-llahu e mëshiroftë
Nga Is’hak bin Isa el-Tiba, i cili thotë:”E kam pyetur Malik bin Enesin për lëshimin e banorëve të Medines përsa i përket këndimit (muzikës)? Ai tha:”Tek ne një gjë të tillë e veprojnë vetëm hipokritët (fasikët)!!!."5 Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij, el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, (fq.142). Po ashtu edhe Ibn Xhevziu në librin e tij, Telbis Iblis, (fq.282) nga Abdullah bin Ahmed nga baba i tij, e ky nga Is’haku. Them (Autori): Ky sened është i vërtetë, sikur që e ka vërtetuar shejh Albani në librin e tij, “Ndalimi i instrumenteve muzikore…," fq.98.
Thotë Ebu Tajjib et-Taberi:”Sa i përket Malik bin Enesit, ai e ka ndaluar këndimin (muzikën) dhe dëgjimin e saj. Dhe ky ishte medhhebi i gjithë Medines.”6
Thotë Ibn Kasim:”E kam pyetur Malikun për këndimin (muzikën), e ai me tha:”Ka thënë All-llahu, subhanehu ve teala:”Dhe ç'ka pas të vërtetës vetëm së humbje," e çfarë e vërtete është kjo?!7
Nga Ibrahim bin Mundhir el-Medeni, i cili është pyetur dhe i është thënë:”Ju po bëni lëshim në çështjen e këndimit? Tha:”All-llahu na ruajt! Një gjë të tillë tek ne nuk e bën askush përveç hipokritëve (fasikët).” Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij, el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, fq.142, nga transmetimet e Abbas bin Muhamed ed-Duri, ku thotë: "E kam dëgjuar Ibrahimin dukë e thënë këtë." Them (Autori): senedi është i vërtetë.
Thotë Ebu Tajjib el-Taberi:”Ky është medh-hebi i gjithë Medines.”
3- Medh-hebi i Imam Shafiut, All-llahu e mëshiroftë:
Nga Shafiu, All-llahu e mëshiroftë, i cili thotë:”Kam lënë në Irak një gjë që i thuhej poezi.8 E kanë shpikur zindikët9 për t'i larguar njerëzit nga Kur’ani.“ Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerrur Ebu Nuajm në librin el-Hiljetu, fq.146, vëll.9. Po ashtu edhe Hal-lali në el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, fq.151, dhe Ibn Xhevziu në Telbis Iblis, fq.283. Të dy rrugët e transmetimit janë nga Hasen bin AbdulAziz el-Xhervij, ku thotë:“E kam dëgjuar Shafiun duke e thënë këtë.” Them: senedi është i vërtetë.
Thotë Ibn Tejmijje në Fetava, 507, vëll.11:“Atë që e ka përmendur Shafiu, është se ajo (muzika) është prej shpikjeve të zindikëve.” Kjo është fjala e Imamit me përvojë në rregullat e Islamit. Me të vërtetë ky dëgjim (i muzikës) nuk ka qenë i lejuar, përveç atij që është quajtur (akuzuar) si zindik..,”etj.
Thotë Ibn Xhevziu:“Shokët më të mëdhenj të Shafiut e kanë kundërshtuar (urrejtur) dëgjimin e muzikës."10
Thotë Ebu Tajjib et-Taberi, All-llahu e mëshiroftë:”Nuk lejohet këndimi, dëgjimi (i këndimit) dhe goditja e daulles. Dhe thotë:"Kush ia vesh këtë Shafiut vetëm se ka gënjyer ndaj tij.”11
Thotë Ibn Xhevziu:”Këto janë fjalët e dijetarëve Shafi-itë dhe pasuesve të tyre, ndërsa lëshime (për muzikën) kanë bërë të mëvonshmit, nga mangësia në diturinë e tyre dhe mbizotërimi i injorancës (epsheve)."12
Thotë imam Shafiu në librin e tij, el-Umm, vëll. 6, fq.209:”Këndimi është mekruh.13 I përgjason të kotës. Kush ngulmon në këtë, ai është i mangët (i pa mend) dhe i refuzohet dëshmia.”
Thotë Ebu Tajjib et-Taberi:”E ka bërë pronarin e saj të mangët, sepse ai i ka thirrur njerëzit për në të kotën, dhe kush i thërret njerëzit për në të kotën, ai është i mangët, hipokrit (fasik).”14
Thotë Ibn Kajjimi në Igathetu el-Lehfani, fq.350:”Shafiu dhe shokët e tij të vjetër dhe po ashtu të diturit e këtij medh-hebi, kanë qenë më rigorozët në qëndrimin e tyre lidhur me këtë (d.m.th muzikën)."
4- Medh-hebi i Imam Ahmedit, All-llahu e mëshiroftë
Nga Abdullah bin Ahmed ibn Hanbeli, i cili thotë:”E kam pyetur Babain për këndimin (muzikën), e ai më tha:”Këndimi e futë nifakun në zemër. Nuk më çuditë mua kjo gjë.” Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerrur Hal-lali në librin e tij, el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, fq.142. Them (Autori): senedi është i vërtetë.
E ka përmendur Ibn Xhevziu në Telbis Iblis, fq.280:”Nga Ebi Harithi ku thotë:”E kam pyetur Ebu Abdullahun se si e sheh poezinë?15 Ai Tha:”E dobëson zemrën," dhe tha:”Është bidat (risi).” Transmetimi është i vërtetë. E ka nxjerur Hal-lali në librin e tij, el-Emru bil Ma’ruf ve Nehju Anil Munker, fq.151, nga rrugët e Muhammed bin Ebi Harun dhe Muhamed bin Xhafer, e këta nga Ebu Harithi, i cili u ka folur për këtë. Them: ky sened është i vërtetë.
Thotë Ibn Xhevziu:”Këndimi që njihet sot është i ndaluar tek imam Ahmedi. E si do të ishte sikur ta dinte ai se çka kanë shpikur njerëzit në të!!!”15
Them: All-llahu e mëshiroftë Ibn Xhevziun, sikur ta dinte se çka kanë shpikur njerëzit sot në këndimin!!!
Thotë Ibn Xhevziu:”Kanë thënë fukahatë (Juristët) nga shokët tanë (d.m.th. Hanbelitë): "Nuk i pranohet dëshmia atij që këndon dhe vallëzon. All-llahu na ndihmoftë.16
Thotë Ibn Tejmijje në Fetava, vëll.11, fq.576:”Medh-hebi (opinioni) i katër imamëve për instrumentet muzikore është se të gjitha janë të ndaluara (haram).”
Thotë Ibn Kajjimi në Igathetu el-Lehfani, vëll.1, fq.350:”Le ta dinë se nëse bashkohen defi dhe këndimi, atëherë dëgjimi i tyre është i ndaluar sipas imamëve të medh-hebeve dhe dijetarëve tjerë muslimanë.”
Thotë Ibn Tejmijje në Menhaxh el-Sunneh, vëll.3, fq.439:”Janë bashkuar katër imamët në mendimin se instrumentet muzikore janë të ndaluara (haram). Gjithashtu edhe ato që shpiejn drejt epshit (sh.p. si çiftelia, kitara, etj.)"
Thotë shejh Muhamed Nasirudin el-Albani në librin e tij, Tahrim Alatu et-Tarb.., fq.105:”Dijetarët, Fukahatë (dhe katër imamët) janë të një mendimi se instrumentet muzikore duhet ndaluar, duke u bazuar në hadithet e Pejgamberit, alejhi selam, dhe gjurmët e Selefit.”
Këta të katërtit, prej më të dalluarve (dijetarë) tek muslimanët, kanë folur për ndalimin (të qenit haram) e dëgjimit të muzikës, këndimit dhe vallëzimit. E kush është pas tyre më i ditur se këta në pranim dhe kundërshtim? Dhe ç'ka pas të vërtetës, vetëm se humbje.
Thirja e jonë e fundit është se Lavdërimi i takon vetëm All-llahut, Zotit të botëve. Përshëndetjet tona më të mira qofshin për të Dërguarin e All-llahut, Muhamedin, alejhi selam, familjen e tij dhe shokët e tij në përgjithësi.
Përktheu dhe përshtati:Lirim Sadiku
Shënime
[1] Shiko er-Ruud el-Mureba 1/19-20.
[2] Shiko Telbis Iblis të Ibn Xhevziut, fq.282 dhe Igathetu el-Lehfani, po ashtu të Ibn Kajimit 347.
[3] Shiko Telbis Iblis të Ibn Xhevziut, fq.282.
[4] Shiko Rruh el-Meani të Elusit, 21/68.
[5] Them (Autori): Na qartësohet se të bërit lëshim në çështjen e Muzikës, nuk është nga medh’hebi i imam Malikut. Këtë e mbështesin edhe dijetarët e Medines.
[6] Telbis Iblis të Ibn Xhevziut, fq.282.
[7] Shiko në Xhamiu Ahkam el-Kur’an të Kurtubiut, 14/52.
[8] Et-Tagbir: Poezia të bën modest në dunja, e që tek selefët e ka kuptimin e Muzikës.
[9] Të dalurit nga Feja.
[10] Telbis Iblis të Ibn Xhevziut, fq.283.
[11] Ibid.
[12] Ibid.
[13] Gjë e urrejtur tek të parët e Ummetit.
[14] Shiko çështjet e dëgjimit të Ibn Kajjimit, 119.
[15] Tagbir: një prej llojeve të muzikës.
[16] Shiko Telbis Iblis, f.284. Qëndrimi i katër imamëve ndaj muzikës View High Resolution
Order Prints & Gifts
Create Your Own Site