Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali Imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab:70:71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...
Shikoni prej kujt e merrni fenë
Islami ballafaqohet sot me një zgjim të mirë të myslimanëve dhe, dalëngadalë, fesë dhe bartësve të fesë është duke iu kthyer pozita. Në këtë zhvillim pozitiv, thirrja islame përballet me disa peripeci dhe sfida. Këto sfida dhe peripeci janë të zakonshme në këtë stadium të zhvillimit të fesë, veçanërisht në shoqëritë pas ateiste.
Ndërprerja e kulturës fetare në disa pjesë të shoqërisë shqiptare, mungesa e dijes fetare në disa pjesë tjera të kësaj shoqërie dhe mungesa e vullnetit për zbatim të drejtë edhe të asaj pak që është ditur në gjirin e pjesës së tretë të shoqërisë shqiptare, kanë nxjerrë përpara fenomenit “zgjim i myslimanëve” disa sfida dhe peripeci.
Nëse ndalemi dhe flasim për të gjitha sfidat, do të na mbushet tërë revista vetëm me këtë shkrim.
Mirëpo unë do të dëshiroja që këtë radhë të veçoja një problem, i cili është paksa i ri (në këtë formë) në gjirin e shqiptarëve dhe ka dalë në sipërfaqe si rrjedhojë e frymës së re fetare që po fryn në këto vatra.
Ne si myslimanë që jetojmë në periferinë e botës islame, me dëshirë apo pa dëshirë ndikohemi nga ajo që ndodh në botën islame, andaj edhe dalja në dritë e këtij fenomeni është rrjedhojë edhe e këtij fakti.