Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
ISAI DO TË KTHEHET Kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, Zoti yt të përgëzon me një Fjalë prej Tij. Emri i tij është Mesihu, Isai (Jezusi), djali i Merjemes i famshëm në dynja dhe në ahiret dhe njëri prej të afërmve (të Allahut). (Sura Ali Imran: 45)” PËRMBAJTJA


HYRJE

FEJA E PRANUESHME TE ALLAHU ËSHTË ISLAMI

NJERËZIT NË HALL LUTEN PËR SHPËTIMTAR

JEZUSI (AS), BIRI I MERJEMES (AS), NË KUR’AN

KTHIMI I ISAIT (JEZUSIT) (AS) NË TOKË

ISAI (JEZUSI) (AS) NË PËRMBLEDHJEN RISALE-I NUR

SI MUND TA NJOHIM NE ISAIN (JEZUSIN) (AS)?

PËRFUNDIM

MASHTRIMI I EVOLUCIONIT HYRJE


Jezusi (Isai) (as – paqja qoftë mbi të), sikurse edhe gjithë profetët tjerë, është rob i zgjedhur i Allahut, të cilin Allahu e caktoi për t’i thirrur njerëzit në rrugën e vërtetë. Mirëpo, ekzistojnë disa veti të Isait (as) që e veçojnë atë prej profetëve të tjerë, duke qenë ngritja (lartësimi) e tij tek Allahu dhe ardhja e sërishme e tij në tokë ajo më e rëndësishmja prej tyre.
Përkundër asaj që shumica e njerëzve besojnë, Isai (as) nuk u gozhdua në kryq (nuk u kryqëzua) dhe nuk u mbyt dhe as që vdiq për ndonjë arsye tjetër. Kur’ani na tregon se ata nuk e mbytën dhe as nuk e gozhduan atë në kryq dhe se Allahu e ngriti atë pranë Tij. Në asnjërën prej vargjeve nuk ekziston ndonjë e dhënë reale për mbytjen e tij ose që ai ishte mbytur, përveç vargut (ayah) që mohon të ketë ndodhur kjo. Veç kësaj, Kur’ani na njofton me disa ngjarje nga jeta e Isait (as) të cilat ende nuk kanë ndodhur. Pra, ardhja e tij e dytë në tokë është një parakusht që këto ngjarje të ndodhin. Nuk ka dyshim se shpalljet Kur’anore me siguri do të ndodhin.
Megjithatë, përkundër kësaj, shumë njerëz supozojnë se Isai (as) ka vdekur me mija vite më parë dhe se prandaj nuk ka gjasa që ai do të kthehet. Ky është një mendim i gabuar që rrjedh nga mosdija për Kur’anin dhe Sunnetin. Një shqyrtim i kujdesshëm i Kur’anit do t’na mundësoj një kuptim të saktë të vargjeve për Isain (as).
Profeti jonë (saas – paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) gjithashtu na ka thënë se Isai (as) do të kthehet në tokë dhe rrëfeu se në atë kohë, e cila quhet “fundi i kohës”, mund të ketë një periudhë në të cilën në tokë do të arrihet një paqe, drejtësi dhe mirëqenie e pashembullt.
“Fundi i kohërave” i referohet periudhës kohore të afërt me fundin e botës. Sipas Islamit, në këtë kohë do të ndodhin sprovat e tmerrshme të Dexhallit (Anti-Krishtit), shumë tërmete dhe shfaqja e Jexhuxhëve dhe Maxhuxhëve, pas të cilave mësimet Kur’anore do të mbizotërojnë dhe njerëzit përgjithësisht do të mbështeten në vlerat që ai prezenton.
Dëshmia se Isai (as) nuk vdiq, se ai u ngrit në praninë e Allahut dhe se do të kthehet prap do të hulumtohet në këtë libër në dritën e vargjeve Kur’anore. Mirëpo, para se t’ia fillojmë, do të jetë e dobishme t’ia përkujtojmë vetes disa të dhëna themelore që janë të lidhura drejtpërdrejt me këtë temë.



FEJA E PRANUESHME TE ALLAHU ËSHTË ISLAMI


Gjatë historisë, Allahu ka dërguar të dërguarit e Tij te shumë popuj. Të dërguarit e Allahut thirrën njerëzimin në rrugën e vërtetë dhe iu komunikuan atyre mësimet e Tij. Megjithatë sot, ekziston një besim i përhapur gjithandej se ajo që i ishte shpallur njerëzimit përmes të dërguarve të ndryshëm ishin fe të ndryshme. Ky është një mendim i gabuar. Fetë që Allahu iu shpalli popujve të veçantë në periudha të ndryshme ishin të njëjta. Për shembull, Isai (as) shfuqizoi disa prej ndalesave të bartura nga feja paraprirëse. Mirëpo, në parim nuk ekzistojnë dallime të mëdha në mes të feve të shpallura nga Allahu. Ajo që iu është shpallur profetëve të mëparshëm, Musait (Mojsiut) (as), Isait (as) dhe Profetit të fundit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në thelb janë të njëjta: Vargjet që flasin për këtë janë dhënë në vazhdim:

Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit (Abrahamit), Isma’ilit (Ishmael), dhe Isakut, dhe Jakubit (Jakobit) dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë të Dërguarve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar. E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë prej të humburve. (Sura Ali Imran: 84-85)

Siç rrëfehet në vargjet e mësipërme, rruga e drejtë që iu shpall njeriut është Islami. Ajo që ne kuptojmë nga Kur’ani është se të gjithë të dërguarit thirrën popujt e tyre në një rrugë të vetme.
Në një varg tjetër Allahu urdhëron: “…Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe (dinë, besim).” (Sura el-Ma’ide: 3) Allahu dërgoi të dërguarit e Tij për të përcjellur këtë fe, fenë me të cilën Ai është i kënaqur, te popujt e tyre dhe kështu të paralajmëroj njerëzimin. Secili person, të cilit i është përcjellur porosia e Allahut dhe i cili pra thirret në këtë fe është përgjegjës që t’i bashkangjitet asaj.
Mirëpo, disa shoqëri kanë pranuar porosinë gjersa të tjerat e kanë mohuar atë. Në disa shoqëri, në anën tjetër, rruga e drejtë u shtrembërua në besime të çoroditura pas vdekjes së të dërguarit të tyre. Kjo rrëfehet në Kur’an si në vazhdim:

Feja e pranueshme tek Allahu është Islami. E atyre që u është dhënë Libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia në mes vete u kundërshtuan. E kush mohon argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu shpejt do t’i japë llogarinë. (Sura Ali Imran: 19)

Njëra prej shoqërive që devijoi pasi jetoi në rrugën e drejtë për një kohë ishin Bijtë e Izraelit. Siç na bën me dije Kur’ani, Allahu iu dërgoi shumë të dërguar Bijëve të Izraelit dhe i informoi ata për rrugën e drejtë. Prapseprap, ata çdo herë ngrinin krye kundër një profeti, ose pas vdekjes së një profeti, shndërronin rrugën e drejtë në një grumbull besimesh të çoroditura. Veç kësaj, nga Kur’ani ne dijmë se madje kur Musai (as) ishte ende gjallë, Bijtë e Izraelit e adhuruan viçin e artë gjatë mungesës së tij të shkurt (Shiko Suren Ta Ha: 83-94). Pas vdekjes së Musait (as), Allahu dërgoi shumë të dërguar të tjerë tek të Bijtë e Izraelit për t’i paralajmëruar ata dhe i dërguari i fundit prej këtyre profetëve ishte Isai (as).
Gjatë jetës së tij, Isai (as) e thirri popullin e tij që të jetoj sipas fesë (besimit/dinit) të shpallur nga Allahu dhe i përkujtoi ata që të jenë robër të vërtetë të Allahut. Ai i udhëzoi ata në urdhërat e Inxhilit – shpallja që iu dhurua atij, pjesë të shkëputura të së cilës mund të kenë mbijetuar në disa pjesë të Ungjillit. Ai libër vërtetonte urdhërat e Tevratit – shpallja e dhënë Musait (as), një pjesë e së cilës mbetet në Tevrat dhe në Dhjatën e Vjetër – që deri atëherë ishte shtrembëruar (korruptuar). Duke kritikuar mësimet e gabuara të rabinëve që ishin përgjegjës për degjenerimin e fesë (dinit/besimit) së vërtetë, Isai (as) shfuqizoi rregullat që u zbuluan nga vet rabinët dhe përmes të cilave ata nxjerrën përfitime personale. Ai thirri të Bijtë e Izraelit në njësinë e Allahut, në të vërtetën dhe sjelljen e virtytshme (të moralshme). Vargjet lidhur me këtë në Kur’an janë dhënë në vazhdim:

Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve. Kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra keni frikë Allahun dhe më dëgjoni mua. (Sura Ali Imran: 50)

Mirëpo, pasiqë Isai (as) u largua nga toka, disa prej pasuesve të tij të mëvonshëm filluan të shtrembërojnë shpalljen. Nën ndikimin e disa ideve pagane që erdhën prej Grekëve, ata e krijuan besimin në “trini” (i Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë). Në emër të Krishtërimit, ata iu bashkangjitën një feje krejtësisht tjetër. Sot, një e katërta e popullatës botërore e zbatojnë (praktikojnë) një Krishtërim që besohet botërisht të jetë i bazuar në mësimet e Isait (as). Mirëpo, faktet dëshmojnë të kundërtën. Shumë vite pas zhdukjes (largimit) së Isait (as), popuj të panjohur shkruan librat të cilat ne sot i njohim si Dhjata e Re dhe i shkruan ato në Greqisht ndonëse gjuha e Isait (as) dhe e dishepujve të tij ishte gjuha Aramike, një gjuhë e afërt me gjuhën Arabe. Në kohërat që pasuan, historianët i hartuan këto shkrime. Rrjedhimisht, Krishtërimi sot ka humbur shumëçka nga mësimet origjinale të Isait (as).
Pas Isait (as), Allahu dërgoi një të dërguar tjetër nga një fis tjetër në mënyrë që përmes tij Ai të mund t’ia shpallte fenë burimore (origjinale) botës dhe Ai e pajisi atë me një libër fisnik. Ky i dërguar është Profeti Muhammed (saas) dhe libri është Kur’ani, e vetmja shpallje e pandryshuar.
Kur’ani i drejtohet të gjithë njerëzve në botë. Të gjithë njerëzit e të gjitha moshave do të mbahen përgjegjës për këtë libër, nëse i janë eksponuar porosisë së Islamit. Ata do të gjykohen sipas Kur’anit në Ditën e Gjykimit. Në ditët tona posaçërisht, të gjitha kombet e botës janë bashkuar në një mënyrë dhe gati se janë shndërruar në një fis të vetëm, duke iu falënderuar të arriturave teknologjike. Një akademik e quajti botën e sotme “fshati global”. Prandaj, ka pak njerëz në botë sot që janë të pavetëdijshëm për ekzistencën e Kur’anit dhe që prandaj janë të painformuar për Islamin. Përkundër kësaj, një pjesë e njerëzve besojnë në Kur’an. Megjithatë, nga mesi i atyre që kanë besim (iman) të tillë, shumica nuk jetojnë sipas parimeve të shpallura në Kur’an.
Ne presim që Isai (as) do të kthehet në tokë dhe do t’i thërret njerëzit në rrugën e drejtë. Allahu na jap lajmin e mirë për këtë në Kur’an. Siç do të bëhet fjalë në kapitujt në vazhdim të këtij libri Isai (as) u ngrit në praninë e Allahut dhe ende nuk ka vdekur një vdekje fizike. Pas një kohe, ai do të kthehet dhe do të bëj që Islami të mbizotërojë në botë. Ashtu si dinë më së miri, edhe bota e Krishterë edhe bota Muslimane janë duke u bërë gati për të takuar këtë vizitor të bekuar dhe për t’mos i përsëritur fyerjet që i janë bërë atij në histori. NJERËZIT NË HALL LUTEN PËR SHPËTIMTAR


Ç’keni që nuk luftoni për Zotin dhe për (t’i shpëtuar) të paaftit : nga burrat, nga gratë e nga fëmijët, të cilët luten: “Zoti ynë, nxirrna nga ky fshat (Meka), banorët e të cilit janë mizorë. Jepna nga ana Jote shpëtim e ndihmë!” (Sura en-Nisa:75)

Duke lexuar Kur’anin ne ndeshemi me një fakt të caktuar: para ardhjes së një të dërguari në një shoqëri, shpesh korrupcioni shoqëror dhe moral mbizotëron atje. Me të ardhur të një të dërguari tek një shoqëri, ata që e pasojnë atë arrijnë një jetë të lumtur, të qetë dhe të begatshme madje edhe gjatë luftës së tyre të ndershme për kënaqësinë e Allahut. Megjithatë, pas kësaj periudhe të bekuar, njerëzit që gëzuan të mirat e kësaj periudhe devijuan nga vlerat e tyre shpirtërore, ngritën krye dhe në fund gati sa nuk u kthyen në mosbesim. Në disa raste, ata adhuruan zotëra tjerë përveç Allahut dhe kështu i bënë padrejtësi vetvetes dhe në njëfarë mënyre përgatitën fundin e tyre me duart e tyre.
Në Kur’an (Sura Merjem), Allahu rrëfen për besnikërinë, sinqeritetin dhe frikën që të dërguarit ndjenë ndaj Allahut dhe pastaj na njofton për mënyrën se si gjeneratat që erdhën pas tyre humbën plotësisht besimin e tyre. Ata devijuan për shkak të tekeve dhe dëshirave të tyre dhe privuan veten prej të gjitha vlerave të tyre. Vargjet për këta njerëz janë dhënë në vazhdim:

Këta (të përmendur) ishin që Allahu i gradoi nga pejgamberët pasardhës të Ademit, prej pasardhësve të atyre që i patëm bartur (në anije) bashkë me Nuhun, prej pasardhësve të Ibrahimit dhe të Jakubit (Israilët), dhe prej atyre që i udhëzuam dhe i bëmë të zgjedhur. Kur u lexoheshin atyre ajetet (shenjat) e të Gjithëmëshirshmit, binin në sexhde dhe qanin. E pas tyre (të mirëve) erdhën pasardhës të këqij, që e lanë namazin e u dhanë pas kënaqësive (trupore), e më vonë do të hidhen në çdo të keqe (ose në Gaja). (Merjem: 58-59)

Ata njerëz që nuk përfillën përgjegjësitë e tyre hyjnore vuajtën zemërimin e Allahut të shprehur me fatkeqësi të ndryshme. Allahu tërhoqi përkrahjen e Tij prej këtyre njerëzve. Sipas vargut “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” (Sura Ta Ha: 124), ata vuajtën prej shumë të këqijave si skamja dhe problemet shoqërore dhe ekonomike që buronin nga degjenerimi i tyre moral dhe paqëndrueshmëria politike.
Nën sistemet mbizotëruese të mosbesimit (sistemet e kufrit), këta njerëz që u treguan përbuzës ndaj shpalljes hyjnore iu nënshtruan trysnive dhe padrejtësive të ndryshme. Periudha e Faraonit (Firaunit) është një shembull tipik i rrëfyer në Kur’an. I ngazëllyer me begatinë e tij, Faraoni çoi një jetë të shfrenuar dhe populli i tij vuante nën tiraninë e tij. Kjo gjendje na shfaqet në një strofë kështu:

Me të vërtetë, faraoni ka ngritur kryet lart në tokë, e popullin e saj e ka ndarë në grupe dhe një grup prej tyre e shtyp, ashtu që djemtë e tyre ua mbytë, e gratë e tyre ua lë të jetojnë. Vërtet, ai ishte prej më shkatërrimtarëve. (Sura Kasas: 4)

Në rrethana të tilla në të cilat njerëzit provojnë probleme shoqërore dhe ekonomike nën tiraninë e udhëheqësve të padrejtë, nevoja për një shpëtimtar ndjehet thellësisht. Ky është personi i cili largon pikëpamjet e padobishme të sistemit të shkaktuar nga mosbesimi (kufri) i sunduesit dhe popullit të tij dhe sjellë paqen, drejtësinë dhe sigurinë që shkojnë së bashku me bindjen ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Pas Profetit Musa (as), Bijtë e Izraelit gjithashtu u ballafaquan me vështirësi të njëjta nën sundimin e tiranëve. Ata u dëbuan nga shtëpitë dhe tokat e tyre dhe vuajtën shumë. Duke kuptuar se as idhujt që ata adhuronin, as pasuria e tyre dhe as paraardhësit e tyre nuk do t’i shpëtonin nga rrethana të tilla të padëshirueshme, ata kërkuan një mbret nga Allahu; një shpëtimtar që do t’i shpëtonte nga ky sistem i vrazhdë. Allahu iu përgjigj thirrjes së këtyre njerëzve dhe iu dërgoi atyre Talutin (Saulin në Bibël). Allahu shpalli në Suren Bekare si vijon:

A nuk ke marrë vesh për parinë e bijëve të Israilit pas Musait? Kur i patën thënë një të dërguarit të tyre (Shem’unit): “Cakto për neve një sundues e të luftojmë në rrugën e Allahut!” Ai (pejgamberi) tha: “A mund të ndodhë që nëse lufta ju bëhet obligim ju të mos luftoni?” Ata thanë: “E ç’kemi ne që të mos luftojmë në rrugën e Allahut, kur dihet se ne jemi dëbuar nga atdheu dhe bijtë tanë?” E kur u obliguan me luftë, përveç një pakice prej tyre, ata u zbrapsën. Allahu është i njohur për punët e zullumqarëve. (Bekare: 246)

“Sdo të gjeni asnjë ndryshim në Ligjin e Allahut”

Nga ngjarjet e rrëfyera në Kur’an, kuptojmë se pothuajse e njëjta gjë iu ndodhi qytetërimeve të kaluara që ngritën krye kundër të dërguarve të tyre. Rrethanat në të cilat jetuan njerëzit, dërgimi i të dërguarve për t’i paralajmëruar ata dhe shkatërrimi i tyre, të gjitha ndjekin një rrjedhë të njëjtë të ngjarjeve.
Shoqëritë moderne gjithashtu i nënshtrohen një korrupcioni dhe degjenerimi të shpejtë. Varfëria, mjerimi dhe kaosi shndërrojnë jetërat e njerëzve në një çrregullim të plotë dhe i bën ata të dëshirojnë një jetë të qetë në të cilën mbizotëron mirësia. Me sa duket, drejtësia mund të mbizotëroj vetëm nëse vlerat e Kur’anit mbizotërojnë në mesin e njerëzve. Vetëm njerëzit që posedojnë vlera të vërteta mund të sjellin zgjidhje për të gjitha hallet të cilat përjetojnë njerëzit sot. Me të vërtetë, Allahu dërgoi profetët dhe të dërguarit tek gjeneratat e mëhershme, të cilat përjetuan kriza të ngjashme shoqërore dhe Ai nganjëherë iu dhuroi begati dhe madhështi mahnitëse atyre që pasuan të dërguarit. Kjo rrëfehet në vargun vijues:

Sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t’ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata mohuan të vërtetën, andaj Ne i dënuam me shkatërrim për atë që merituan. (Sura al-A’raf: 96)

Ky varg sikurse edhe shumë vargje të tjera që e vërtetojnë këtë, zbulon se rruga e vetme për të arritur lumturinë dhe qetësinë është aderimi në Islam. Ky parim do të vlejë për gjeneratat e ardhshme sikurse që vlejti për gjeneratat e mëparshme. Në vendet e privuara nga parimet e Islamit, mbizotërojnë padrejtësia, pasiguria dhe paqëndrueshmëria. Ky është ligji i Allahut. Se nuk ekziston asnjë ndryshim në ligjin e Allahut pohohet në Kur’an si në vijim:

…E kur u erdh atyre pejgamberi (paralajmëruesi), nuk u shtoi tjetër vetëm se largim, Për shkak të mendjemadhësisë dhe dredhisë së keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetër vetëm ata që e kurdisën. Pra ata nuk janë duke pritur tjetër vetëm gjurmët e të parëve, e në ligjin e Allahut kurrë nuk do të hasësh devijim. Në ligjin e Allahut kurrë nuk do të hasësh në ndryshim. (Fatir: 42-43)


Të jetuarit e Islamit në pajtim me Kur’anin

Siç përmendet në pjesën e mëparshme, një gjë për të cilën na informon Kur’ani është se Allahu iu dërgon profetët dhe të dërguarit shoqërive për t’i çliruar nga mosbesimi dhe padrejtësia. Ky profet apo i dërguar udhëzon popullin e tij të besojnë (të kenë iman) në Allahun duke mos i përshkruar Atij shokë dhe t’i frikësohen Atij. Nëse ajo bashkësi këmbëngul në mohim, ai i paralajmëron ata për zemërimin e Allahut. Allahu thot në Kur’an që Ai nuk shkatërron asnjë fis para se t’iu dërgohet ky paralajmërim:

Ne kurrë nuk kemi ndëshkuar asnjë vendbanim e ai t’mos ketë pasur pejgamber (paralajmërues) që t’ju përkujtojë (përfundimin e punës së keqe). Ne nuk ishim kurrë të padrejtë. (Shuara 208-209)

Në kohën në të cilën ne jetojmë, mund të vërehet një degjenerim, si fizik ashtu edhe shpirtëror në mbarë shoqërinë, i shoqëruar me një paqëndrueshmëri ekonomike dhe politike. Ekzistojnë dallime të mëdha në mes të të pasurve dhe të varfërve dhe korrupcioni shoqëror vazhdon të rritet pandërprerë. Kur’ani përkujton njeriun se pas dhe madje edhe gjatë periudhave të tilla të errëta, Allahu gjithnjë tregon rrugën e shpëtimit për ata që sinqerisht e dëshirojnë atë. Në këtë mënyrë, me siguri se Islami do të përjetohet në mbarë botën dhe feja e vërtetë do të zëvendësojë të gjitha fetë pagane. Besimtarëve të Tij të vërtetë (robërve të Tij të vërtetë - muminun), Allahu ju sjellë lajmin e mirë në Suren et-Teube si në vijim:

Por Allahu refuzon të bëj çfarëdo tjetër pos ta përsosë Dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai është që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë për ta lartësuar mbi të gjitha fetë, edhepse ata që adhurojnë të tjerët përveç Allahut (idhujtarët/mushrikët) e urrejnë atë. (et-Teube: 32-33)

Në Suren an-Nur, Allahu njofton besimtarët e Tij të vërtetë që punojnë “vepra të mira” pa i shoqëruar Atij shokë dhe që kërkojnë vetëm kënaqësinë e Tij, se ata do të fitojnë pushtet sikurse fituan gjithnjë besimtarët që iu paraprinë atyre, si vijon më poshtë:

Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira Allahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit. (Nur: 55)

Një gjë meriton të përmendet këtu. Në vargjet e mësipërme, është dhënë mjeti për përhapjen e Islamit; ekzistenca e besimtarëve që janë thjeshtë robër të Allahut që nuk i shoqërojnë shokë Atij dhe që bëjnë vepra të mira në udhën e Tij…


Shpëtimtari i pritur

Ajo që është rrëfyer deri më tani është kjo: në secilën kohë, Allahu iu përgjigj thirrjes së robërve të Tij të cilët kishin shumë nevojë për ndihmën e Tij. Kjo gjithashtu vlen për këtë kohë si edhe për të ardhmën. Ashtu siç ndodhi në kohërat e mëhershme, në ditët tona, gjithashtu, pritet që Allahu do t’i shpëtojë njerëzit nga padrejtësia e sistemit të mosbesimit dhe do t’ua bëjë atyre të njohura bukuritë e Islamit.
Në veçanti pritet që bota Islame do të gjejë rrugëdalje nga korrupcioni që po përjeton sot dhe besimtarët e sinqertë do të komunikojnë vlerat e Islamit në gjithë botën. Padyshim se, si në çdo kohë, sot njerëzit shpresojnë se një shpëtimtar do të paraqitet. Ky shpëtimtar që do të nxjerr njerëzimin nga “errësira në dritë,” është feja Islame. Njerëzit që tregojnë udhën e të jetuarit sipas këtyre vlerave superiore do të mposhtin të gjitha sistemet që e mohojnë Allahun, dhe do t’i zhvlerësojnë të gjitha ideologjitë e shtrembëruara.
Shkurt, Allahu do të ndihmojë secilin popull sikurse u ndihmoi në kohërat e mëparshme. Allahu u premton këtë robërve të Tij që me sinqeritet i drejtohen Atij dhe kanë frikë të madhe prej Tij:

Ata të cilët vetëm pse thanë: “Allahu është Zoti ynë” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. E sikur Allahu të mos i zbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, havrat e edhe xhamitë në të cilat përmendet shumë emri i Allahut. E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues. (Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. Allahut i takon përfundimi i çështjeve. (Haxh: 40-41)

ISAI (AS), BIRI I MERJEMES (AS), NË KUR’AN


Në këtë pjesë të librit, do të shqyrtojmë hollësitë në lidhje me ardhjen e dytë të Isait (as) të siguruara nga burimet më të besueshme. I pari prej këtyre burimeve është padyshim Kur’ani, Fjala e pandryshuar e Allahut, siç thuhet në Kur’an: “Askush s’mund t’i ndryshojë fjalët e Tij.” (Sura al-An’am: 115) dhe burimi i dytë është Sunneti i të Dërguarit të Fundit të Allahut, Muhammedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Kur’ani na jap një informacion të hollësishëm për shumë periudha të jetës së Isait (as) duke përfshirë lindjen e tij, ngritjen e tij në praninë e Allahut, ardhjen e tij të dytë dhe vdekjen e tij.
Isai (as), i cili jetoi 2000 vite më parë, është një i dërguar i bekuar i Allahut. Siç na bën me dije Kur’ani, ai është shumë i famshëm si në këtë botë ashtu edhe në jetën e përtejme (përjetshme). Feja e vërtetë e sjellur prej tij vazhdon të jetoj edhe sot, megjithëse vetëm në emër. Kjo për arsye se mësimi origjinal i komunikuar nga Isai (as) është i shtrembëruar sot. Libri të cilin Allahu ia shpalli Isait (as), gjithashtu, vazhdon të jetoj vetëm në emër në ditët tona. Sot, teksti origjinal i këtij libri nuk është i disponueshëm. Burimet e krishtera i janë nënshtruar një vargu ndryshimesh dhe shtrembërimesh. Rrjedhimisht, sot nuk është e mundshme të sigurojmë njohuri të vërtetë në lidhje me Isain (as) nga burimet e Krishtera.
Të vetmet burime prej të cilave mund të kemi njohuri të saktë për Isain (as) janë Kur’ani, libri për të cilin Allahu siguron se do ta mbajë të pandryshuar deri në Ditën e Gjykimit dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij Muhammedit (saas). Në Kur’an, Allahu rrëfen për lindjen dhe jetën e Isait (as), disa ndodhi me të cilat ai u ndesh në jetë, njerëzit përreth tij dhe shumë tema tjera në lidhje me të. Veç kësaj, vargjet Kur’anore na informojnë gjithashtu për jetën e Merjemes para se ajo të lindte Isain (as), si mbet ajo shtatzënë në një mënyrë të mrekullueshme dhe reagimet e njerëzve përreth saj në lidhje me këtë ngjarje. Veç kësaj, Allahu na sjellë lajmin e mirë se Isai (as) do të vie në tokë për të dytën herë në fundin e kohës. Në këtë pjesë, do të gjeni një pjesë të informacionit të dhënë në Kur’an për Isain (as).


Lindja e Merjemes dhe mënyra si u rrit ajo

Merjemja, e cila ishte zgjedhur të lindte Isain (as), lindi në një kohë të trazuar kur Bijtë e Izraelit mbështetën gjithë shpresat e tyre në ardhjen e një Mesihu. Allahu posaçërisht zgjodhi Merjemen për këtë detyrë të bekuar dhe e edukoi në përputhje me këtë. Merjemja rrjedhte nga një familje fisnike, familja e Imranit. Allahu zgjodhi këtë familje mbi gjithë njerëzit tjerë.
Pjesëtarët e familjes së Imranit ishin të njohur si njerëz që kishin një besim të thellë në Allahun. Ata i drejtoheshin Atij gjatë kryerjes së të gjitha punëve (veprave) të tyre dhe me përpikëri respektonin kufizimet e Tij. Kur gruaja e Imranit mësoi se ishte shtatzënë, ajo iu drejtua Krijuesit të saj dhe iu lut dhe ajo përkushtoi atë që kishte në barkun (mitrën) e saj në shërbim të Allahut. Allahu rrëfen për këtë në Kur’an:

(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vërtetë Ti je Ai që dëgjon e di!” E kur ajo e lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër!” Po Allahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. ”Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar. (Ali Imran: 35-36)

Kur lindi Merjemja, gruaja e Imranit kërkoi vetëm kënaqësinë e Allahut. Ajo iu drejtua Allahut dhe i la Merjemen dhe fëmijët e saj nën mbrojtjen e Tij nga shejtani i mallkuar. Si shpërblim për sinqeritetin dhe lutjen e saj, Allahu i dha Merjemes virtyte fisnike. Në Kur’an, Allahu shpjegon se si u rrit Merjemja nën mbrojtjen dhe kujdesin e madh të Tij. “Zoti i saj e pranoi premtimin e saj si është më mirë dhe e rriti me një edukatë të mirë e të plotë.” (Sura Ali Imran: 37) Zekerijaja u bë kujdestar i Merjemes dhe gjatë kohës që ajo kaloi me të, ai e kuptoi se ajo ishte e nderuar me cilësi të jashtëzakonshme. Veç kësaj, Allahu i dhuroi asaj shumë të mira “pa masë”:

Sa herë që Zekirjaja hynte në mihrabin (dhomën) e saj, gjente tek ajo ushqim e thonte: “Oj Merjeme, prej nga ty ky ushqim?”Ajo i thonte: “Ai është nga Allahu, se Allahu atë që do, pa masë e furnizon!” (Ali Imran: 37)

Ashtu siç Allahu zgjodhi familjen e Imranit, Ai zgjodhi edhe Merjemen, një anëtare të familjes së Imranit dhe e pajisi atë me një edukatë të jashtëzakonshme. Allahu e pastroi Merjemen dhe e zgjodhi atë mbi të gjitha gratë tjera. Kjo veti e saj pohohet në Kur’an si në vazhdim:

Përkujto kur engjujt i thanë:”Oj Mejreme, Allahu të dalloi ty, të pastroi dhe të lartësoi mbi të gjitha gratë e botës. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin me ata që falen! (Ali Imran: 42-43)

Në shoqërinë në të cilën ajo jetoi, Merjemja u bë e njohur për besnikërinë dhe sinqeritetin që ajo shfaqte ndaj Allahut. Ajo është dalluar në mënyrë të veçantë si një femër “e cila ruajti dëlirësinë e saj.” Në suren at-Tahrim, gjejmë këtë shpjegim për këtë:

(Atyre që besuan Allahu u solli shembull) Merjemen, të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme. (at-Tahrim: 12)


Isai (as) lindi pa baba

Një prej mrekullive më të mëdha në lidhje me Isain është mënyra në të cilën Merjemja mbet shtatzënë. Kur’ani jap hollësi të shumta në lidhje me këtë temë (çështje). Mënyra se si iu shfaq Gabrieli (Xhibrili) asaj përshkruhet me këto fjalë në Suren Merjem:

Përmendju në këtë libër Merjemen kur ajo u largua prej familjes së saj në një vend në lindje. Ajo, vuri një perde ndaj tyre, e Ne ia dërguam asaj Xhibrilin, e ai iu paraqit asaj njeri në tërësi. (Merjem: 16-17)

Siç njoftohemi nga vargjet e mësipërme, në njërën prej periudhave të jetës së saj, Merjemja u largua prej popullit të saj në një vend në lindje dhe kaloi një pjesë të jetës atje. Në këtë kohë, asaj iu shfaq Xhibrili si një qenie e zakonshme njerëzore. Një çështje tjetër me rëndësi që theksohet në këto vargje është sjellja modeste e Merjemes dhe frika e fuqishme ndaj Allahut. Fjalët e para që ajo shqiptoi kur pa Xhibrilin ishin:

Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij!” (Merjem: 18)

Sidoqoftë, Xhibrili u prezantua dhe shpjegoi se ai ishte një i dërguar, i dërguar nga Allahu t’ia japte asaj lajmin e gëzuar. Vargjet na njoftojnë që përgjigja e Xhibrilit ishte kjo:

Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër.” (Merjem: 19)

Kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, Zoti yt të përgëzon me një Fjalë prej Tij. Emri i tij është Mesihu, Isai (Jezusi), djali i Merjemes i famshëm në dynja dhe në ahiret dhe njëri prej të afërmve (të Allahut).” (Ali Imran: 45)

Me të marrë këtë lajm të gëzuar, Merjemja ngriti çështjen se si mund të kishte ajo djalë kur asnjë njeri s’e kishte prekur kurrë atë:

Ajo tha: “Si do të kemë unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri, e as nuk kam qenë e pamoralshme.” Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është e lehtë, e për ta bërë atë argument (shenjë) për njerëzit dhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është çështje e kryer!” Ajo e barti atë (Isain) dhe u largua (me të në bark) në një vend të largët. (Merjem: 20-22)

Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë, kur mua s’më ka prekur njeri? Ai tha: “Ja, kështu, Allahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thot: “Bëhu!” Ajo menjëherë bëhet. (Ali Imran: 47)

Siç mund të shihet nga vargjet e mësipërme, Xhibrili i dha Merjemes lajmin e gëzuar se ajo ishte shtatzënë dhe i tha asaj: “Allahu vetëm i thot: ‘Bëhu!’ Ajo menjëherë bëhet.” Merjemen s’e kishte prekur kurrë asnjë mashkull. Me fjalë të tjera, Isai (as) nuk erdh në jetë në mënyrë të zakonshme në të cilën krijohen fëmijët. Kjo është vetëm njëra prej mrekullive që përjetoi Isai (as) gjatë jetës së tij dhe që do të përjetojë kur të kthehet në tokë për të dytën herë.
Gjatë kohës kur Merjemja qëndroi në këtë “vend të largët”, Allahu e ndihmoi atë si fizikisht ashtu edhe materialisht. Ajo ishte nën mbrojtjen dhe kujdesin e Tij të plotë gjatë shtatëzënisë së saj. Allahu në veçanti u përkujdes për të gjitha nevojat e saj. Ndërkohë, duke bërë që ajo të vendosej në një vend të izoluar (të veçuar), Allahu pengoi gjithë dëmin që njerëzit të cilëve u mungon aftësia e të gjykuarit të kësaj situate do të mund t’i shkaktonin asaj.


Isai (as) është Fjalë e Allahut

Në Kur’an Allahu na tërheq vëmendjen për faktin se që nga lindja e tij e deri në vdekje, Isai (as) dallonte shumë nga të gjithë njerëzit e tjerë në tokë. Kur’ani vërteton lindjen e tij të pastër (të virgjër), një formë e krijimit e cila nuk është e njohur për ne. Para se të lindte Isai (as), Allahu e bëri me dije nënën e tij për shumë tipare të Isait (as) duke përfshirë atë që ai u dërgua si Mesih i Bijëve të Izraelit. Ai gjithashtu u shpall “Fjalë e Allahut”:

…Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai… (Nisa: 171)

Kur engjujt i thanë: “Oj Merjeme, Zoti yt të përgëzon me një Fjalë prej Tij. Emri i tij është Mesihu, Isai (Jezusi), djali i Merjemes i famshëm në dynja dhe në ahiret dhe njëri prej të afërmve (të Allahut).” (Ali Imran: 45)

Allahu ia dha emrin atij para lindjes së tij, ashtu siç bëri me Jahjanë (Gjonin) (as). Allahu ia dha atij emrin Mesihu, Isai, djali i Merjemes. Ky është njëri prej treguesve më të qartë se Isai (as) u krijua ndryshe nga njerëzit e tjerë.
Me të vërtetë, po sikur lindja e tij, mrekullitë që ai shfaqi gjatë jetës së tij dhe mënyra se si ai u ngrit në praninë e Allahut janë shenja që e dallojnë atë prej njerëzve të tjerë.


Lindja e Isait (as)

Siç dihet botërisht, lindja është një proces shumë i vështirë që kërkon shumë përkujdesje. Të lindurit e foshnjes pa ndihmën e një personi me përvojë dhe përkujdes të duhur mjekësor është i vështirë. Mirëpo, Merjemja, krejtësisht e vetme, ia arriti të lind një foshnje, duke iu falënderuar besnikërisë së saj ndaj Allahut dhe mbështetjes së besimit në Të.
Gjersa përjetonte dhimbje të mëdha të lindjes, Allahu e frymëzoi Merjemen dhe e udhëzoi në secilin hap. Në këtë mënyrë, ajo e lindi foshnjen e saj pa ndonjë mundim të madh dhe si është më së miri. Kjo ishte një mirësi e madhe që Allahu shfaqi ndaj Merjemes:

E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!”
E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji). E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë ty hurma të freskëta.
Ti pra, ha dhe pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: ‘Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!’” (Merjem: 23-26)


Isai (as) foli gjersa ende ishte në djep

(Përkujto) Edhe atë (Merjemen) që e ruajti nderin e saj, e Ne e frymëzuam atë me shpirt nga ana Jonë dhe atë me të birin e saj e bëmë mrekulli për njerëzit. (Surja Enbija: 91)

Një prej ndodhive me të cilat Allahu sprovoi popullin e Merjemes është lindja e Isait (as). Kjo lindje, e cila ishte një ngjarje e pazakonshme për njerëzit, ishte një sprovë si për Merjemen ashtu edhe për popullin e saj. Në të vërtetë, mënyra se si lindi Isai (as) ishte një mrekulli e përdorur për t’i thirrur njerëzit në fenë e vërtetë dhe një prej dëshmive më të qarta të ekzistencës së Allahut. Mirëpo, populli i saj dështoi të kuptoj këtë dhe treguan dyshim. Kjo çështje përmendet në Kur’an në këtë mënyrë:

Dhe duke e bartur ngryk shkoi me të te të afërmit e vet. Ata i thanë: “Oj Merjeme, ke bërë një punë shumë të keqe!” Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme! (Merjem: 27-28)

Siç shpjegohet në vargjet e mësipërme, pas kthimit të Merjemes nga ky vend i largët me Isain (as), populli i saj nuk e la atë të shpjegohej. Ata thjeshtë shpifën për Merjemen në mënyrë të shëmtuar. Megjithatë, ata që përhapën këto shpifje për Merjemen e njihnin atë gati që nga dita e lindjes së saj dhe ishin të vetëdijshëm për pastërtinë dhe besimin e saj të thellë, sikurse anëtarët e tjerë të familjes së Imranit.
Padyshim se këto akuza dhe shpifje ishin një sprovë për Merjemen. Ishte e qartë që një person aq i pastër dhe i devotshëm, s’do të kishte vepruar siç pandehej. Kjo ishte vetëm një sprovë për Merjemen. Që nga koha e lindjes së Merjemes, Allahu gjithnjë e ndihmonte atë dhe gjithçka bënte ajo e shndërronte në mirësi. Merjemja, në anën tjetër, e dinte se çdo gjë ndodhë me Vullnetin e Allahut dhe vetëm Allahu do të mund të vërtetonte natyrën e paarsyeshme të këtyre shpifjeve.
Me të vërtetë, Allahu i dhuroi qetësi Merjemes dhe e frymëzoi të ishte e qetë. Allahu e udhëzoi që t’mos fliste me njerëzit e saj por të tregonte me gisht nga Isai (as), poqese ata do t’i afroheshin ndonjëherë asaj dhe poqese do të përpiqeshin ta akuzonin. Në këtë mënyrë, Merjemja iu shmang çfarëdo telasheje që një diskutim i tillë do të mund të krijonte. Ai që do t’iu japte përgjigjet më të sakta njerëzve ishte Isai (as). Kur Allahu përgëzoi Merjemen për lindjen e Isait (as), Ai gjithashtu ia bëri asaj me dije se ai do të fliste qartë gjersa të ishte ende në djep:

E që duke qenë në djep u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit. (Ali Imran: 46)

Pra, Allahu ia lehtësoi punët Merjemes dhe iu dha njerëzve shpjegim të vërtetë përmes fjalëve të Isait (as). Me një mrekulli të tillë, mosbesimi i njerëzve që rrethonin Merjemen thjeshtë dështoi. Në Kur’an informohemi si në vijim:

Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai). Ata thanë: “Si t’i flasim atij që ëshë foshnje në djep?” Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i Allahut, mua më ka dhënë Librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm. Selami (shpëtim prej Allahut) ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!” (Merjem: 29-33)

Padyshim se një foshnje që flet rrjedhshëm në djepin e vet është një mrekulli e madhe. Populli i Merjemes ishin të mahnitur me të dëgjuar të këtyre fjalëve të urtësisë nga një foshnje në djep dhe kjo rrethanë ua dëshmoi atyre se lindja e tij ishte një mrekulli. Të gjitha këto ndodhi të mrekullueshme tregonin se foshnja në djep ishte një i dërguar i Allahut.
Ky është lehtësimi të cilin Allahu i siguroi Merjemes për shkak të besimit që ajo kishte në Të. Ajo iu përgjigj shpifjeve të bëra kundër saj, me shfaqjen e një mrekulli kaq mahnitëse,. Sidoqoftë, Allahu na bën me dije se një fatkeqësi e madhe i priste ata që nuk larguan nga mendja mendimet e këqija për Merjemen përkundër kësaj mrekullie:

Edhe për shkak të mosbesimit dhe të thënies së tyre shpifëse kundër Merjemes; (Nisa: 156)


Mrekullitë e Isait (as)

Isai (as) bëri shumë mrekulli tjera, me lejen e Allahut, përveç lindjes së tij të virgjër dhe shpalljes së pejgamberisë së tij si një foshnje e porsalindur në djep. Në të vërtetë, këto dy mrekulli janë të mjaftueshme për të zbuluar natyrën e jashtëzakonshme të Isait (as). Në fund të fundit, vetëm një mrekulli do të mund ta bënte një foshnje të porsalindur të fliste në mënyrë të arsyeshme dhe me besim:

Allahu (atë ditë) i thot: “O Isa, bir i merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve në djep dhe (kur ishe) i pjekur (burrë), kur ta mësova ty Librin dhe Urtësinë… (Maide: 110)

Në Kur’an, mrekullitë e Isait (as) rrëfehen në këtë mënyrë:

…Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: “Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e Allahut bëhet shpend. Unë i shëroj të verbërit, të sëmurët ne lëkurë, dhe unë me lejen e Allahut ngjalli të vdekurit. Unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vertetë, ky është fakt për ju nëse jeni besimtarë. (Ali Imran: 49)

Përkundër të gjitha ngjarjeve të jashtëzakonshme të rrëfyera gjer më tani, disa njerëz refuzuan në mënyrë arrogante mrekullitë e Isait (as) dhe thanë se të gjitha këto ishin magji.


Isai (as) përcjellë porosinë dhe
disa prej vështirësive me të cilat u ballafaqua

Në kohën kur u dërgua Isai (as), populli i Izraelit ishte në një kaos të përgjithshëm, si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik. Në njërën anë, ishin rrethanat e vështira që iu imponuan njerëzve dhe në anën tjetër, besimet kundërthënëse dhe sektet e vështirësonin jetën e tyre. Në rrethana të tilla, njerëzit kishin së tepërmi nevojë të gjenin një rrugëdalje nga kjo gjendje e pashpresë.
Mesihu për të cilin njerëzit kishin pritur aq gjatë ishte Isai (as). Me vullnetin e Allahut, Isai (as) foli gjersa ende ishte në djep dhe kështu iu bëri me dije njerëzve që Mesihu që ata prisnin kishte arritur. Prej atij momenti, shumica e tyre mbështetën shpresat e tyre në të për t’u udhëzuar.
Mirëpo, kishte edhe njerëz që iu shmangën pranimit të Isait (as). Përkrahësit e sistemit të mosbesimit të kohës së tij, në veçanti, e konsideruan atë thjeshtë si një kërcënim për qenien e tyre. Për këtë arsye ata bënë plane ta pengonin atë posa dëgjuan për të. Mirëpo, për habinë e tyre, planet e tyre ishin të gjykuara të dështojnë që nga fillimi. Prapseprap, kjo nuk i ndaloi ata që të jenë armiq të përbetuar të Isait (as) gjatë misionit të tij.
Sidoqoftë, ata që vepruan kundër tij nuk ishin vetëm prej mosbesimtarëve. Gjatë kësaj periudhe, për arsye të ndryshme, shumica e rabinëve ishin kundër Isait (as) duke pohuar që ai po e shfuqizonte fenë e tyre dhe natyrisht me këtë ata u bënë mosbesimtarë për shkak të kundërshtimit të të Dërguarit të Allahut nga ana e tyre. Ajo që Isai (as) bëri në të vërtetë ishte vetëm të thërriste njerëzit në udhën burimore dhe të përjashtonte rregullat e rrejshme të futura në Judaizëm nga vet rabinët. Populli i Izraelit shtrembëroi fenë e vet duke ndaluar atë që ishte e lejueshme me shpalljen filllestare (burimore) dhe duke lejuar atë që ishte e ndaluar me të. Në këtë mënyrë, ata ndryshuan në tërësi udhën e vërtetë të zbuluar nga Allahu. Pas kësaj, Allahu dërgoi Isain (as) që të pastronte fenë e vërtetë prej të gjitha risive të përfshira në të në një fazë të mëvonshme. Isai (as) thirri njerëzit e tij në Ungjill (Ingjil) që vërtetonte Tevratin fillestar (burimor) që iu shpall Musait (as). Vargu në lidhje me këtë në Kur’an është:

Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë Allahun dhe më dëgjoni mua. (Ali Imran: 50)

Në një varg tjetër Allahu na bën me dije se Inxhili që iu shpall Isait (as) ishte udhëzues në udhën e drejtë për besimtartët dhe për t’i ndihmuar ata të dallojnë të mirën prej të keqes. Ishte poashtu edhe libër që vërtetonte Tevratin:

Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit. (Maide: 46)

Njerëzit e spikatur në mesin e të Bijëve të Izraelit, të brengosur më tepër për rregullat që ishin bërë traditë, dyshuan në atë që kishte sjellur Isai (as). Kjo ndodhte thjeshtë për shkak se Isai (as) nuk theksoi, deri atëherë, rregullat tradicionale por më tepër thirrte njerëzit në përkushtim ndaj Allahut, heqje dorë nga jeta e dynjasë, sinqeritet, vëllazëri dhe ndershmëri. Me të ndeshur me një kuptim tjetër të fesë, Çifutët u irrituan nga ajo që këshillonte Isai (as). Në Kur’an, Allahu shpjegon për mënyrën se si Isai (as) përcolli urdhërat e Allahut:

Po kur Isai erdhi me argumente të qarta, tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk (urtësi) dhe erdha t’ju sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë Allahun dhe më respektoni mua! S’ka dyshim, Allahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhurojeni Atë! Kjo është rrugë e drejtë!” Dhe grupet u përçanë mes vete, e të mjerët ata që janë zullumqarë nga dënimi i ditës së dhembshme. (Zukhruf: 63-65)

Sinqeriteti dhe qëndrimi i ndryshëm i Isait (as) tërhoqi vëmëndjen e njerëzve. Numri i pasuesve të tij u ngrit vazhdimisht. Çifutët pohojnë të kenë mbytur Isain (as)

Nuk ka dyshim se gjithkush është i njoftuar me supozimin se Romakët e kryqëzuan (gozhduan në kryq) Isain (as). Sipas këtij supozimi, Romakët dhe rabinët Çifutë arrestuan Isain (as) dhe e gozhduan atë në kryq. Me të vërtetë, e tërë bota e krishterë përqafon besimin se Isai (as) vdiq dhe pastaj u ringjall dhe u ngrit në qiell. Mirëpo, kur i referohemi Kur’anit, shohim se ajo që ndodhi me të vërtetë nuk është ashtu siç besojnë njerëzit:

Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur (qatalna) Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Po ata as nuk e mbytën (wa ma qataloohu) as nuk e gozhduan (wa ma salaboohu) (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau (shubbiha). Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që supozojnë. E ata me siguri nuk e mbytën (wa ma qataloohu) atë. (an-Nisa: 157)

Në vargun e njëjtë, japet informacioni i përmendur më poshtë për ngritjen e Isait (as):

Përkundrazi, Allahu e ngriti atë pranë Vetes (rafa’aahu). Allahu është i
poltfuqishëm, i dijshëm. (an-Nisa: 158)

Fakti që na zbulon Kur’ani është i qartë. Përpjekjet e Romakëve, të nxitura nga Çifutët për të mbytur Isain (as), u dëshmuan të pasuksesshme. Shprehja e cituar nga vargu i mësipërm “…po kështu iu duk (përngjau) atyre” shpjegon natyrën e vërtetë të kësaj ngjarjeje. Isai (as) nuk u mbyt por Allahu e ngriti atë pranë Vetes. Veç kësaj, Allahu na tërhek vëmendjen për faktin se ata që pohuan të kenë bërë këtë nuk dijnë asgjë për të vërtetën.


Si rrëfehen vdekjet e profetëve në Kur’an?

Shqyrtimi i tregimeve në Kur’an që flet për mënyrën se si kishin vdekur profetët dhe vargjet që përshkruajnë vdekjen e Isait (as) zbulojnë një rrethanë të rëndësishme për këtë vdekje. Në këtë pjesë të librit do të shqyrtojmë kuptimin e fjalëve Arabe të përdorura për të përshkruar vdekjet e Isait (as) dhe të profetëve të tjerë dhe do të shohim mënyrën se si janë përdorur ato në këto vargje.
Siç do të mund të shohim në hollësi më vonë, një numër i fjalëve të posaçme janë përdorur në Kur’an për të përshkruar vdekjet e profetëve, sikurse fjala “qataloohu” (mbys/vras), “maata” (vdes), “halaka” (shkatërroj) dhe “salaboohu” (e kryqëzuan/e varën atë). Mirëpo, në mënyrë të qartë pohohet në Kur’an se “Ata as nuk e mbytën atë (wa ma qataloohu) dhe as nuk e varën (kryqëzuan) atë (wa ma salaboohu),” duke nënkuptuar se Isai (as) nuk ishte mbytur në asnjë mënyrë. Theksohet se dikush që i përngjante Isait (as) ishte paraqitur në vend të tij dhe se Isai (as) ishte ngritur pranë Allahut.
Në suren Ali Imran bëhemi me dije se Allahu muar Isain (as) dhe e ngriti atë pranë Vetes.

(Përkujto, o i dërguar) Kur Allahu tha: ‘O Isa, Unë po të marr ty (mutavaffeeka), po të ngris tek Unë (wa rafi’uka), po të shpëtoj prej (sherrit të) atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngris lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit… (Ali Imran: 55)

Në vazhdim janë të paraqitura mënyrat në të cilat fjalët që i referohen vdekjes në Kur’an dhe fjala “shkaktoj vdekjen” që paraqitet në Suren Ali Imran janë përdorur:


1. TAWAFFA: SHKAKTOJ VDEKJEN,
MARR NË GJUMË APO KTHEJ

Fjala “tawaffa” ashtu si është përdorur në këtë varg ka kuptime tjera përveç kuptimit të thjeshtë të “vdekjes” në Anglisht. Një studim i fjalëve të barasvlershme (ekuivalentëve) Arabe në këto vargje zbulon faktin se Isai (as) nuk kishte vdekur në mënyrën e pranuar. Ja se si është përshkruar kthimi i tij tek Allahu në Suren al-Ma’ida, 117:

Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ‘Adhuroni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj’ dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua (tawaffa), Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!” (Maide: 117)

Në Arabisht fjala e cila është përkthyer në disa përkthime të këtyre vargjeve si “më bëre të vdes” është “tawaffa” dhe rrjedh nga rrënja e “wafa – përmbush”. Tawaffa nuk domethënë “vdekje” në të vërtetë por akti i “marrjes së shpirtit” ose në gjum ose në vdekje ose si në rastin e marrjes së Isait (as) në praninë e Allahut. Nga Kur’ani prap, kuptojmë se “marrja e shpirtit” nuk domethënë domosdo vdekje. Për shembull në një varg në të cilin është përdorur fjala “tawaffa”, nuk është vdekja e një qenieje njerëzore që nënkuptohet por “marrja e shpirtit të tij në gjumë”:

Është Ai që ju merr ju tek Vetvetja (yatawaffakum) natën, dhe e di çka vepruat ditën dhe pastaj ju zgjon (ngjallë) prap (ditën), që afati i përcaktuar të përmbushet… (An’am: 60)

Fjala e përdorur “marr (prapa)” në këtë varg është e njëjtë më atë të përdorur në Suren Ali Imran: 55. Me fjalë të tjera, në vargun e mësipërm, fjala “tawaffa” është përdorur dhe është e qartë se njeriu nuk vdes në gjum. Prandaj, ajo që nënkuptohet këtu është prap, “marrja e shpirtit (prapa).”

E njëjta fjalë është përdorur në vargun e mëposhtëm si në vijim:

Allahu i merr shpirtrat e njerëzve (tawaffa) kur vie momenti i vdekjes (mawtiha) së tyre (i vdekjes së trupave të tyre) dhe të atij që është në gjumë (lam tamut) e ende nuk ka vdekur. E atij që i është caktuar vdekja (mawt) e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por që është në gjumë) e lëshon të kthehet deri në një afat të caktuar… (Zumer: 42)

Siç sugjerojnë këto vargje, Allahu merr prapa shpirtin e atij që është duke fjetur, mirëpo Ai kthen prapa shpirtërat e atyre vdekja e të cilëve ende nuk është urdhëruar. Në këtë kontekst, njeriu nuk vdes gjatë kohës që është në gjumë, në kuptimin në të cilin ne e perceptojmë vdekjen. Shpirti lëshon trupin vetëm përkohësisht dhe qëndron në një dimension tjetër. Kur zgjohemi, shpirti kthehet në trup. (Profesori Sylejman Ates, Yuce Kur’an’in Cagdas Tefsiri (Tafsiri Bashkëkohor i Kur’anit të Shenjtë))

Imam al-Qurtubi e bën të qartë se ekzistojnë tri kuptime të fjalës wafat e cila rrjedh prej rrënjës së njëjtë sikurse fjala tawaffa: wafat i vdekjes, wafat i gjumit, dhe i fundit, wafat i ngritjes në praninë e Allahut, sikurse në rastin e Sajidinit Isa (as).


2. QATALA: MBYS/VRAS

Fjala e përdoret përgjithësisht për “mbys/vras” kur flitet për vdekjen në Kur’an është fjala Arabe “qatala.” Kjo fjalë është përdorur në këtë mënyrë në Suren Mu’min:

Faraoni tha: “Më lini mua ta vras Musain dhe le të thërras Zotin e tij (t’më ndalojë)! Kam frikë se ai do t’ju ndërrojë juve fenë tuaj ose se ai mund të bëj që të përhapet në tokë e keqja dhe ligësitë!” (Mu’min: 26)

Shprehja “më lini mua ta vras Musain” në këtë varg paraqitet në formën Arabe “aqtulu Musa.” Kjo fjalë rrjedh nga folja “qatala.” Në një varg tjetër, e njëjta fjalë është përdorur në këtë mënyrë:

Kjo ndodhi ngase ata…mbytnin (yaqtuloona) pejgamberët pa kurrfarë të drejte… (Bekare: 61)

Fjalët “ata mbytnin” në këtë varg paraqitet si “yaqtuloona” në origjinalin në Arabisht, që prap rrjedh nga folja “qatala.” Dhe siç bëhet e qartë nga përkthimi, don të thot “mbys/vras.”

Është e qartë se si është përdorur folja “qatala” në vargjet në vijim që përshkruajnë vdekjen e profetëve. Të gjitha fjalët, kuptimi i të cilave paraqitet në kllapa rrjedhin nga folja “qatala.”

…Ne do të shënojmë atë që thanë ata dhe që i mbytën (wa qatlahum) pejgamberët pa kurrfarë të drejte… (Ali Imran: 181)

…A nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i mohuat e të tjerët i mbytët (taqtuloona)? (Bekare: 87)

…Thuaj: “Nëse jeni besimtarë, pse pra i mbytnit (taqtuloona) më parë pejgamberët e Allahut?” (Bekare: 91)

Ata që mohojnë argumentet e Allahut, mbysin (yaqtuloona) pejgamberët pa kurrfarë të drejte, mbysin (yaqtuloona) edhe njerëz që këshillojnë për të drejtën… (Ali Imran: 21)

…E përse i mbytët ata (qataltumoohum) nëse thoni të vërtetën?” (Ali Imran: 183)

…Ai (që nuk iu pranua) tha: “Unë do të të mbys (la aqtulannaka) ty.” … (Maide: 27)

Dhe, nëse ti e zgjatë te unë dorën tënde për të më mbytur (li taqtulanee), unë nuk e zgjas te ti dorën time për të mbytur (li aqtulaka) ty… (Maide: 28)

“Mbyteni (uqtuloo) Jusufin ose hidheni diku larg në një vend…” (Jusuf: 9)

E gruaja e faraonit tha: “Shpresë gëzimi për mua dhe për ty, mos e mbytni (la taqtuloohu) atë…” (el-Kasas: 9)

“O Musa, paria është duke biseduar për të mbytur (li yaqtulooka) ty…” (el-Kasas: 20)

Po përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: “Mbyteni (uqtuloohu) atë (Ibrahimin) ose digjeni!” (el-Ankebut: 24)


3) HALAKA: MBAROJ/VDES

Një folje tjetër e përdorur me kuptimin “vdes” në Kur’an është “halaka.” Folja është përdorur në vargjet në kuptimin “mbaroj, të shkatërrohet, vdes”. Për shembull, në Suren al-Mu’min: 34 lexojmë:

… kur ai vdiq (halaka), ju that: “Allahu kurrë s’do të dërgoj të dërguar tjetër pas tij.”… (Mu’minun: 34)

Në këtë varg, shprehja e përkthyer në Anglisht si “kur ai vdiq” është “idha halaka” në Arabisht, e përdorur në kuptimin “vdes”.


4) MAWT: VDEKJA

Një fjalë tjetër e përdorur në Kur’an në lidhje me vdekjet e profetëve është mawt. Fjala maata – ai vdiq – dhe fjalët tjera që rrjedhin nga rrënja e njëjtë është përdorur. Njëra prej tyre ka të bëj me vdekjen e profetit Sulejman (Solomon) në Suren Saba:

Dhe kur Ne vendosëm se ai (Sulejmani) duhej të vdiste (mawt), askush nuk i njoftoi ata (xhinët) për vdekjen e tij (mawtihi), përveç krimbit që brejti shkopin e tij… (Sura Saba: 14)

Një fjalë tjetër që buron nga rrënja e njëjtë është përdorur në lidhje me Profetin Jahja:

Dhe selam (prej nesh) atij ditën kur u lind, ditën kur ai vdes (yamootu) dhe ditën kur do të ngritet i gjallë. (Merjem: 15)

Fjala e përkthyer këtu si “kur ai vdes” është fjala Arabe yamootu. E njëjta fjalë paraqitet në vargjet në lidhje me vdekjen e profetit Jakub (as). Në Suren Bekare paraqitet, për shembull:

A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja (mawt)?… (Bekare: 133)

Fjala mawt në këtë varg rrjedh nga rrënja e njëjtë dhe domethënë vdekje. Në një varg për Profetin Muhammed (saas) foljet qutila dhe maata janë përdorur në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë:

Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i Dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar tjerë (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes (mata) ose mbytet (qutila), a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)?… (Ali Imran: 144)

Fjala mawt që rrjedh nga rrënja e njëjtë si mata (vdes) shfaqet në vargjet tjera që kanë të bëjnë me vdekjet e profetëve:

…Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur (mittu) para kësaj e të isha e harruar që moti!” (Merjem: 23)

Ne, asnjë njeriu para teje (Muhammed) nuk i dhamë jetë të përhershme (khuld), e nëse ti vdes (mitta), a mos do të mbesin ata përgjithmonë? (el-Enbija: 34)

“Ai më bën të vdes (yumeetunee), e mandej më ngjallë” (esh-Shu’ara: 81)


5) KHALID: I PAVDEKSHËM

Një fjalë tjetër që shfaqet në vargje e që në mënyrë të drejtpërdrejt nuk nënkupton “vdes” ose “mbys (vras)” por që ka kuptimin e “pavdekshmërisë” është fjala khalid. Kuptimi i fjalës khalid nënkupton të qenit e përhershëm. Fjala khalid është përdorur në atë kuptim në Suren Enbija: Ne nuk i bëmë ata (pejgamberët) trupa që nuk hanë ushqim e as nuk ishin të përjetshëm (të pavdekshëm) (khalideena). (Sure el-Enbija: 8)


6) SALABA: KRYQËZOJ/VAR

Njëra prej fjalëve të përdorura në Kur’an kur flitet për vdekjen e profetëve dhe të tjerëve është folja salaba (kryqëzoj). Kjo folje bart kuptime si: “kryqëzoj, var dhe ekzekutoj.” Kjo folje është përdorur në vargjet në vijim:

… Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (kryqëzuan) (wa ma salaboohu) atë… (Nisa: 157)

… (Jusufi tha:) Njëri prej ju dyve do t’i japë të pijë verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet (yuslabu)… (Jusuf: 41)

… vetëm se të mbyten ose të gozhdohen (kryqëzohen) (yusallaboo)… (el-Maide: 33)

… (Faraoni tha:) “Kam për t’ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t’ju gozhdoj (la usallibannakum).” (el-A’raf: 124)

… (Faraoni tha:) “Unë do t’ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t’u varë (wa la usallibannakum)…” (Ta Ha: 71)

… (Faraoni tha:) “Unë do t’ua shkurtoj (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt dhe që të gjithëve do t’u gozhdoj (wa la usallibannakum).” (esh-Shu’ara: 49)

Siç mund të shihet nga këto vargje, shumë fjalë të ndryshme janë përdorur në vargjet që kanë të bëjnë me wafat-in e Isait (as) dhe me vdekjen e profetëve tjerë. Allahu ka zbuluar në Kur’an se Isai (as) nuk ishte mbytur e as nuk ishte kryqëzuar, se dikush që i përngjante atij ishte paraqitur në vend të tij dhe se atë e kishin marrë (me fjalë të tjera se shpirti i tij ishte marrë). Gjersa fjala tawaffa që don të thot “me marrë shpirtin” është përdorur në kontekst me Isan (as), shprehjet si: qataloohu dhe mata, shprehjet e vdekjes së zakonshme, janë përdorur për t’iu referuar profetëve tjerë. Këto fakte provojnë edhe njëherë se situata e Isait (as) është një situatë e jashtëzakonshme.

Si përfundim, mund të themi se Isai (as) mund të jetë ngritur pranë Allahut në një gjendje të posaçme. Ajo që ai në të vërtetë përjetoi nuk ishte vdekje në kuptimin që ne njohim, por vetëm një largim nga ky dimension. Padyshim se Allahu di më së miri. KTHIMI I ISAIT (AS) NË TOKË


Nga ajo që është thënë deri më tani, është e qartë se Isai (as) nuk vdiq por u ngrit pranë Allahut. Mirëpo, ekziston edhe një çështje që theksohet në Kur’an: Isai (as) do të kthehet në tokë.
Kur’ani lajmëron në mënyrë të qartë kthimin e Isait (as) në tokë. Shumë vargje përmbajnë pohime të qarta në lidhje me këtë çështje. Dëshmitë e zbuluara në Kur’an marrin këtë formë:

(1)

Sura Ali Imran: 55 është një prej vargjeve që tregojnë se Isai (as) do të kthehet:

(Përkujto, o i dërguar) Kur Allahu tha: “O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris tek Unë dhe po të shpëtoj prej (sherrit të) atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngris lart mbi ata që nuk besuan deri në Ditën e Kijametit (Ringjalljes). Pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj dhe Unë do të gjykoj mes jush për atë që ju kudërshtoheshit. (Ali Imran: 55)

Pohimi në këtë varg: “E ata që të besuan ty, do t’i ngris lart mbi ata që nuk besuan deri në Ditën e Kijametit (Ringjalljes)” është i rëndësishëm. Këtu bëhet fjalë për një grup njerëzish që me përpikmëri pasuan Isain (as) dhe që do të ngriten mbi mosbesimtarët deri në Ditën e Gjykimit. Pra, kush janë këta pasues atëherë? A janë ata dishepujt të cilët jetuan në kohën e Isait (as) ose a janë ata të krishterët e sotëm?
Para se ai të ngritej tek Allahu, pasuesit e Isait (as) ishin të paktë. Pas ngritjes së tij, thelbi i fesë degjeneroi (u bastardhua) shpejtë. Veç kësaj, njerëzit e njohur si dishepujt u përballën me një shtypje (trysni) të rëndë gjatë jetës së tyre. Gjatë dy shekujve që pasuan, duke mos pasur fuqi politike, ata të krishterë që kishin besim në Isain (as) ishin gjithashtu të shtypur. Në këtë rast, nuk është e mundshme të thuhet se të krishterët e hershëm apo pasardhësit e tyre gjatë këtyre periudhave ishin më superior fizikisht se mosbesimtarët në botë. Logjikisht mund të mendojmë se ky varg nuk bën fjalë për ta.
Kur shiqojmë të krishterët e sotëm, në anën tjetër, vërejmë se thelbi i Krishterimit ka ndryshuar shumë dhe plotësisht ndryshon nga ajo që Isai (as) fillimisht i solli njerëzimit. Të krishterët përqafuan besimin e shtrembëruar sipas të cilit Isai (as) është djali i Zotit dhe në mënyrë të ngjashme mbajtën doktrinën e trinisë (I Ati, I Biri dhe Shpriti i Shenjtë). Në këtë rast, është e gabueshme të pranohen të krishterët e sotëm si pasues të Isait (as). Në shumë vargje të Kur’anit Allahu pohon se ata që besojnë në trini janë padyshim mosbesimtarë:

(Mohuan) ata që thanë se Mesihu, bir i Merjemes, është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një Allahu. (Maide: 73)

Në këtë rast, komenti i pohimit: “E ata që të besuan ty, do t’i ngris mbi ata që nuk besuan deri në Ditën e Ringjalljes” është si në vijim: së pari, thuhet se këta njerëz janë Muslimanët të cilët janë të vetmit pasues të vërtetë të mësimeve të mirëfillta të Isait (as); së dyti, thuhet se këta njerëz janë të Krishterët, pa marrë parasysh se a përmbajnë besime idhujtare apo jo dhe kjo duket se vërtetohet me pozitën dominuese që vetëm emrin e kanë të Krishterë mbajnë në tokë sot. Mirëpo, të dyja palët do të bashkohen me arritjen e Isait (as), ai do të shfuqizojë taksën (xhizjen), që domethënë se ai nuk do të pranoj që të Krishterët apo Çifutët të jetojnë me çfarëdo feje tjetër përveç Islamit dhe kështu do të bashkojë të gjithë besimtarët si Muslimanë.
Profeti dhe i Dërguari i fundit i Allahut (saas), gjithashtu ka dhënë lajmin e gëzuar për kthimin e Isait (as). Shkollarët e haditheve (njoftimet dhe gojëdhënat/tradita mbi thënjet dhe të bërat e Profetit Muhammed) thonë se hadithet në këtë temë, në të cilat i Dërguari i Allahut (saas) ka thënë se Profeti Isa (as) do të zbres në mesin e njerëzve si udhëheqës para Ditës së Gjykimit kanë arritur shkallën (nivelin) “mutawatir.” Kjo domethënë se ato janë rrëfyer nga aq shumë njerëz të secilës gjeneratë, nga një numër aq i madh i Shokëve sa që nuk mund të ketë ndonjë dyshim të mundshëm për vërtetësinë e tyre. Për shembull:

Ebu Hurejra (ra – Allahu qoftë i gëzuar me të) ka rrëfyer se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të), ka thënë: “Pasha Atë në duart e të Cilit është shpirti im, padyshim se djali i Merjemes së shpejti do të zbres në mesin tuaj si gjykatës i drejtë dhe do ta thyej kryqin, do ta mbys thiun dhe ta shfuqizojë xhizjen (taksën) dhe pasuria do të jetë aq e bollshme sa që askush s’do ta pranojë atë, ndërsa një sexhde e vetme do të ketë vlerë më shumë se bota dhe çdo gjë në të. (Sahih al-Bukhari)”

Xhabir ibn ’Abdullah ka thënë: “E kam dëgjuar Profetin, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, duke thënë: ‘Një pjesë e ummetit (popullit) tim kurrë s’do të ndalojë së luftuari për të vërtetën në mënyrë fitimtare deri në Ditën e Ringjalljes. ‘Ai tha: ‘Atëherë Isa ibn (i biri) Merjem, paqja qoftë mbi të, do të zbres dhe emiri i tyre do të thot: “Eja dhe na udhëheq në falje të namazit,” por ai do të thot: “Jo! Disa prej jush janë emirë mbi të tjerët,” si nderim që Allahu i bën këtij ummeti (populli).’”

Ebu Hurerja (ra) ka rrëfyer: “Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë: ‘Nuk ka profet mes meje e tij, domethënë Isait, paqja qoftë mbi të. Ai do të zbres (në tokë). Kur ta shihni, njiheni: një me gjatësi mesatare, me lëkurë të kuqe të zbehtë, i veshur me veshje të lehtë dy pjesëshe ngjyrë të verdhë, që duket sikur pika uji janë duke rënë ng
Back Home