Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Motër, o ti e pastërt, e cila je rritur në kopshtin e fesë Islame dhe je ujitur me ujin e kthjellët të shpalljes dhe u bëre një trëndafil i shtrenjtë, për të cilin duhet që ne ta ruajm…………. Madje jo vetëm kaq, por pandërprerë duhet të kujdesemi për të………. Unë me të vertëtë i drejtohem një qenije të gjallë, një shpirti të kthjelltë sikur je ti. Pra, vështroj këto fjalë me sytë e zemrës dhe çlirohu nga prangat e nefsit dhe pasioneve dhe shëndrroi këto çaste një lloj qëndrimi me vetvehten, ndoshta një ditë kjo do të jetë shkas që të jeshë në gradat më të larta të xhennetit………….. Pasha Atë që na ka krijuar oj motër, unë shpresoj dhe lus Zotin e Madhëruar që të jeshë nga banoret e xhennetit dhe dije se rruga e xhennetit është shumë e lehtë. Mirëpo, mehri i tij është shumë i shtrenjtë, ndërsa çmimi gjendet në duart tuaja, e ai është nënshtrimi i urdhërave të All-llahut të Madhëruar. Dije o motër e nderuar se Islami ka qëllim primar ngritjen e një shoqërije të pastër ku nuk do të kenë ndikim kryesor dëshirat dhe epshet dhe nuk do të qëndrosh gjithmonë e varur nga ato. Mu për këtë shkak Islami ia obligoi mbulesën dhe ia urreu zbulimin çdo femre muslimane, e cila beson në Zotin e Madhëruar. Islami i ka vendosur këto rregulla në veshje për zbukurimin e femrës muslimane që ta formojë atë si një personalitet të vërtetë dhe të jenë mburojë ndaj të keqes së keqbërësve dhe mashtrimit të mashtruesve. Të jetë sikurse gjumshti i paketuar, të cilin nuk e ndotë asgjë dhe të jetë sikur margaritar ku nuk mund të arrijnë duart e keqbërësve. Motër, Islami ty ta ka obliguar mbulesën jo pse ti je diçka e pahijshme, e cila duhet të mbulohet. Por, sepse ti je sikur margaritari, i cili duhet të ruhet, sepse çdo send sa më të madhe e ka vlerën shtohet nevoja që më shumë të ruhet dhe të mbulohet. Kështu që sa herë që mbulohet muslimanja, shtohet vlera e saj dhe nevoja për të. Për këtë All-llahu i ka përshkruar gratë në xhennet duke thënë: " Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura." [Er-Rahman, 76] Ka thënë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për gratë e xhennetit: "Dhe mbulesa në kokën e saj është më e vlefshme se dynjaja dhe çka në të." (Transmeton Nesaiu me sened sahih) Ky është përshkrimi i shamisë së saj. O Zot, çfarë nderi dhe pozite e lartë! Motër, duke pasur parasysh vlerën tënde si muslimane shpesh dëshiroj që të pyes: A e don All-llahun e Madhëruar dhe të Dërguarin e Tij, alejhi selam?! Përgjigja do të jetë: Po. E si atëherë e kundërshton urdhërin e All-llahut dhe frikohesh nga mbulesa dhe nga modestia?! Bukurija jote që të është dhënë në këtë dunja është për burrin tënd musliman, e jo për reklamë. Ndërsa në Ahiret All-llahu do të bëjë shumë e shumë herë më të bukur sesa je tani. Dhe atë ku...? Në xhennetin e përhershëm, atje ku ka çka syri s'ka parë, veshi ska dëgjuar dhe as nuk mundet mu paramendu. Motër, o ti e cila dëshiron pendimin dhe kthimin tek All-llahu, dëgjo dhe mendo mirë rreth fjalës së All-llahut të Madhëruar: "Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” (Ez-Zumer, 53] Që në fillim do të mundohem ta sjell një ngjarje e cila do të jetë shembulltyrë e pendimit dhe kthimit tek All-llahu i madhëruar. Bëhet fjalë për një vajzë muslimane nga Egjipti, e cila u pendua sinqerisht tek All-llahu dhe shpresojmë se me të njëjtin sinqeritet do ta takojë në Ditën e Gjykimit. Një ditë motra Hyda ka dalë