Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Namazi me xhemat nga Abdullah es-Sebt


I gjithë lavdërimi i qoftë Allahut, Zotit të botrave, dhe Allahu e bekoftë dhe shpëtoftë të dërguarin fisnik të Tij. Namazi është një ndër shtyllat më të rëndësishme të fesë, dhe zbatimin i namazit siç dëshirojnë prej nesh Allahu dhe i dërguari i tij [salallahu alejhi ue selam] është mënyra më e mirë për t'iu afruar Zotit të qiejve dhe tokës. Kjo përfshin zbatimin e namazit me xhemat [në kongregacion].


Namazi me xhemat ka një shpërblim dhe dobi të madhe. Mirëpo, është një keqardhje e njëmendtë që këto dobi janë humbur nga shkujdesja ndaj zbatimit të tij. Shumica e atyre që falen, po ashtu kanë humbur rregullat e namazit me xhemat dhe kërkimin e duhur për të, dhe kështu ia kanë ndaluar vetes një dobi dhe mirësi të madhe.



Faktori që ka ndihmuar në braktisjen e xhamive – edhe nëse situata tash ka ndryshuar dhe rinia po kthehet në xhami –, them, ajo që ka ndihmuar në braktisjen e xhamive është ajo me çfarë më së shpeshti mburren vëllezërit këshilltarë, duke thënë që namazi me xhemat është një sunet mu'ekkedeh [praktikë e vërtetuar e pejgamberit, ndonëse këtu termi përdoret për të nënkuptuar se kjo është jo e detyrueshme]. Kjo ka çuar në lënien pas dore të namazit me xhemat.



Meqë dëshmia që namazi me xhemat është i detyrueshëm është aq e fortë dhe e qartë, ndjeva që duhet ta theksoj këtë çështje për vëllezërit e mi namazlinj, si një dëshmi dhe në pritje të një shpërblimi. Dhe, nuk synoj t'i shqyrtoj hadithet të cilat shpjegojnë mënyrën e duhur të faljes së namazit me xhemat, sepse të tjerë shkrues e kanë trajtuar këtë segment.



Në fund, lus Allahun të na bëj të gjithëve të suksesshëm në arritjen e asaj çfarë Ai do dhe me të cilën është i kënaqur. Ai është i cili ka mundësi për këtë. Lus Atë që ta ruajë shpërblimin për Ditën e paraqitjes së madhe.



Abdullah es-Sebt
Kuwait, Rebi el-Euel, 1401H




Hyrje



Namazi ka një pozitë madhështore në Islam, dhe ka një paralajmërim kundër lënies pas dore të zbatimit të tij. Po ashtu, namazi ka një gjurmë apo shenjë të madhe në korrigjimin e muslimanit dhe shtimin e besimit të tij, dhe për këtë arsye shumë adhurime e shoqërojnë atë si abdesi dhe ecja deri në xhami. Do ta prezantoj tekstin që ka të bëjë me namazin me xhemat. Pas një gjurmimi nëpër dëshmitë, më është bërë e qartë se namazi me xhemat është i detyrueshëm për çdo musliman që ka mundësi për këtë. I kam kushtuar një vëmendje të veçantë të mos përmendi thëniet e njerëzve që s'kanë dëshmi. Arsyeja për këtë është se në çështjet e kontestueshme, thëniet e një personi apo tjetrit që s'janë të mbështetura me dëshmi janë të një rëndësie të barabartë. Është vetëm me anë të dëshmisë që mund të zgjedhim opinionin e një personi mbi të tjetrit.




Dëshmia e atyre që thonë se është i detyrueshëm



- Dëshmi nga Kur'ani



Dëshmia e parë: Zoti ynë, i bekuar dhe i lartësuar është Ai, ka thënë në suren 4, ajeti 102, që mund të përkthehet si:



"Kur je me ta dhe qëndron për t'i udhëhequr ata në namaz, le të ngrihet një grup nga ta [në namaz] me ty, duke mbartur armët e tyre me vete: kur të përfundojnë sexhden, le të marrin pozitat e tyre në prapavijë dhe le të vijë grupi tjetër që ende s'ka falur namazin, dhe le ta falin namazin me ty".



1. Në këtë ajet ka një rend për të falur namazin, dhe rendi është përsëritur edhe një herë, "… le të vijë grupi tjetër…"


2. Ka dëshmi këtu që xhemati, do të thotë namazi në kongregacion, është i detyrueshëm për të gjithë ngaqë detyrimi s'ka rënë nga grupi i dytë thjesht nga kongregacioni i të parit.


3. Allahu ka urdhëruar namazin me xhemat në një gjendje lufte dhe frike, dhe po të kishte qenë vetëm sunet, atëherë do të kishte qenë më mirë të lihet namazi me xhemat. Mirëpo, meqë Allahu e ka urdhëruar këtë, dhe detyrimet si ndjekja e imamit qenë zbutur për t'i lejuar grupit të dytë të falet prapa imamit po ashtu, kjo qëndron si dëshmi e qartë që namazi me xhemat është i detyrueshëm.


4. Kjo është dëshmi e qartë dhe s'ka asnjë ndër muslimanët [dijetarët] të mohojë namazin e frikës të urdhëruar në këtë ajet.



Dëshmia e dytë: Zoti ynë, i lartësuari, ka thënë në suren 68, ajeti 42-43, që mund të përkthehet si:



"Ditën kur një Kërci do të shpaloset dhe ata do të thirren për të rënë në sexhde, por s'do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë. Sytë e tyre do të kthehen teposhtë dhe poshtërimi do t'i mbulojë ata, duke parë që janë thirrur përpara të bien në sexhde në adhurim ndërsa ishin të padëmtuar [dhe patën refuzuar]".



Dëshmia këtu është nga disa aspekte, midis tyre:



1. Allahu, i madhëruar dhe i lartësuar është Ai, i dënoi ata sepse nuk iu përgjigjën thirrjes për të bërë sexhde.


2. Ai që thërret për namaz është ai që thërret ezanin. Siç është shpjeguar nga hadithi i Ibn Ebi Mektum: Pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] e pyeti atë:"A e dëgjon 'haja ales-selat, haja alel-felah' [ejani në namaz, ejani në sukses]?" Ai tha:"Po". Atëherë pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] tha:"Fehejhele", që do të thotë diçka si "atëherë, shko përgjigju thirrjes". Ky hadith është i vërtetë, i transmetuar nga Ebu Daud dhe Ahmed.


3. Thekson që ai i cili nuk i përgjigjet thirrjes, ai s'është përgjigjur.



Dëshmia e tretë: Allahu ka thënë në suren 2, ajeti 43, që mund të përkthehet si:"Faleni namazin dhe paguajeni zekatin, si dhe përkuluni me ata që përkulen". Dëshmia këtu është:



1. Se Ai, i cili është i madhëruar dhe i lartësuar, na ka urdhëruar të përkulemi, dhe ky është urdhër për t'u falur ngaqë përkulja [rukuja] është shtyllë e namazit.


2. Thënia e tij që është përkthyer si "me ata që përkulen", është një urdhër për t'u përkulur me ata që përkulen, dhe kjo nuk bëhet veçse nëpërmjet kongregacionit/xhematit. Pra, kjo tregon që namazi me xhemat është i detyrueshëm, ngaqë domethënia e ajetit nuk përmbushet veçse nëpërmjet kongregacionit.



- Dëshmi nga Suneti



Dëshmia e parë: Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka kallëzuar që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Namazi më i rëndë për hipokritët është ai i jacisë dhe sabahut. Dhe po të dinin se çfarë ka në to, ata do të merrnin pjesë në to edhe nëse kjo do të nënkuptonte të vinin zvarrë. Kam një dëshirë detyruese të urdhëroj nisjen e namazit, pastaj të urdhëroj një njeri për të udhëhequr njerëzit në namaz, pas çka do të shkoja me disa njerëz duke mbartur dënga drunjësh për tek njerëzit që s'janë të pranishëm në namaz për t'i djegur shtëpitë e tyre mbi ta". Kanë rënë dakord mbi këtë hadith Buhari dhe Muslim, dhe ky ishte versioni i Muslimit.



1. Ata thanë që ky ndëshkim u referohet atyre që nuk marrin pjesë në namazin e xhumasë, dhe dëshmia e tyre në lidhje me këtë është hadithi i Abdullah Ibn Mes'udit i transmetuar nga Muslim, që pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] u tha njerëzve të cilët i shmangen namazit të xhumasë:"Kam një dëshirë detyruese të urdhëroj një person që të udhëheqë namazin, pas çka do t'i djegia shtëpitë e atyre që i shmangen namazit të xhumasë". Kjo s'është në kundërshtim me hadithin e Ebu Hurejres, ngaqë Ibn Mes'ud po thotë që djegia është për ata që i shmangen namazit të xhumasë, ndërsa Ebu Hurejre po thotë që djegia është për ata që i shmangen namazit me xhemat. Dhe s'ka kundërshtim mes të dyve ngaqë hadithi i Ebu Hurejres qartë përmend jacinë dhe akshamin, dhe mbas gjase është menduar të tregohet se të dy rastet meritojnë djegien.


2. Ata thonë: Kjo është shfuqizuar! Përgjigja ime është: Ku është dëshmia që kjo qenka shfuqizuar dhe kush e ka transmetuar këtë? Mirëpo, të pohosh thjesht shfuqizim pa dëshmi është një falsifikim ndaj Allahut, që nuk mbështetet me ndonjë dije.


3. Ata thonë: pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] deshi t'i digjte shtëpitë e tyre për shkak se ata qenë hipokritë, jo për shkak se nuk merrnin pjesë në namaz me xhemat. Përgënjeshtrimi më i mirë i kësaj thënieje qe dhënë nga Ibn el-Kajjim, Allahu pastë mëshirë ndaj tij, në thënien e tij:"Për sa i përket pohimit tuaj që ai ka dashur t'i ndëshkojë për shkak të hipokrizisë së tyre e jo se i shmangeshin kongregacionit, kjo lë të kuptohen dy gabime:



E para: Të anulohet çfarë i dërguari [salallahu alejhi ue selam] pohoi dhe transmetoi në lidhje me humbjen e faljes me xhemat.



E dyta: Të pohohet çfarë i dërguari [salallahu alejhi ue selam] ka anuluar. Se ai kurrë nuk ndëshkoi hipokritët për hipokrizinë e tyre. Përkundrazi, ai pranonte prej tyre çfarë deklaronin dhe linte çfarë fshihnin mes tyre dhe Allahut.



Në këtë mënyrë, hadithi i Ebu Hurejres mbetet një argument i fortë për detyrimin e namazit me xhemat.



Dëshmia e dytë: Çfarë ka transmetuar Muslim në Sahi-në e tij, që një njeri i verbër ka thënë:"O i dërguar i Allahut, unë s'kam ndonjë udhërrëfyes për tek xhamia", dhe kështu pyeti të dërguarin që t'i japë atij leje të veçantë për të mos marrë pjesë në namazin me xhemat. Teksa ai po kthehej, i dërguari e thirri dhe tha:"A e dëgjon thirrjen [ezanin]?". Ai tha:"Po". Ai [salallahu alejhi ue selam] tha:"Atëherë, përgjigju". Versionet e vërteta të transmetuar nga Ahmed dhe të tjerët erdhën si: Ka qenë kallëzuar nga Ibn Mektum të ketë thënë:"O i dërguar i Allahut, unë jam i verbër, jetoj larg dhe kam një udhërrëfyes që nuk më bën punë. Kështu që a s'mund të më lejosh të falem në shtëpi?" Ai tha:"A e dëgjon thirrjen?" Ibn Mektum u përgjigj:"Po". Pas çka pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] tha:"Nuk po shoh arsyetim për ty".



Nëse njeriu i verbër s'ka arsyetim për t'u mos falur me xhemat, si mund të ketë arsyetim për atë që sheh?



Ata që vijnë në përfundimin se namazi me xhemat është një sunet, thonë:"Ky është një rend që nënkupton parapëlqim të namazit me xhemat, jo detyrim të namazit me xhemat".



Përgjigja në këtë është që, pasi urdhri këtu është shprehur në një kuptim të përgjithshëm, askush s'mund të thotë që kjo është vetëm për t'u kuptuar në një mënyrë të veçantë, pa pasur dëshmi për të mbështetur një pohim të tillë. Kështu, dëshmia kërkohet me qëllim që të jemi në gjendje të pohojmë se ky urdhër tregon vetëm një parapëlqim të faljes me xhemat në kundërshtim me të qenit e tij urdhër i cili tregon të dyja, parapëlqimin dhe detyrimin për muslimanët të falen me xhemat. Kur të merret parasysh pjesa tjetër e dëshmisë, ndërkaq, gjejmë që pohon se namazi me xhemat është detyrim më parë sesa të vërtetojmë atë të jetë thjesht një parapëlqim dhe jo i detyrueshëm. Po të mos kishin qenë dëshmitë mbështetëse të domosdoshme për të nxjerrë përfundimin që një urdhër nënkupton vetëm një parapëlqim, atëherë çdo urdhër do të mund të kuptohet se nënkupton parapëlqim, dhe asgjë s'do të mbetej e detyrueshme.



Dëshmia e tretë: Ibn Abas, Allahu qoftë i kënaqur me të dhe babanë e tij, transmetoi që i dërguari [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Kushdo që dëgjon thirrjen për t'u falur [ezanin] dhe nuk përgjigjet, atëherë s'ka namaz për të, përveç nëse ka një arsyetim [të vlefshëm]". Ky është një hadith i shëndoshë dhe i vërtetë.



Ibn el-Kajjim shkroi në "Risalet es-Salat" e tij:"… dhe ky zinxhir [duke iu referuar zinxhirit të transmetimit të hadithit të mësipërm] është i vërtetë". Ky hadith ka qenë transmetuar nga Ebu Daud, Ibn Maxhe, ed-Darekutni, el-Hakim, el-Begaui, Bejheki, dhe po ashtu ka qenë gjurmuar dhe gjykuar si i vërtetë nga dijetarët në vijim: edh-Dhehebi, en-Neueui, Ibn Haxher el-Askalani, Ibn Tejmije, Ibn Kajjim el-Xheuzije dhe el-Albani. Disa kanë folur në lidhje me këtë hadith, duke pohuar që zinxhiri i tij i transmetimit është ndalur [meukuf]. Mirëpo, zinxhirët e vërtetë të transmetimit, të cilët janë gjurmuar deri te pejgamberi, kundërshtojnë këtë pohim të tyre.



Dëshmia e katërt: Abdullah Ibn Mes'ud ka thënë:"Kushdo që do të jetë i kënaqur ta takojë Allahun si një musliman, atëherë le të përkujdeset për namazet për të cilat bëhet thirrje, ngaqë ato janë mënyrë udhëzimi dhe Allahu ia ka mësuar pejgamberit tuaj mënyrat e udhëzimit. Dhe, po të kishit falur namazin në shtëpitë e juaja, sikur personi që rri në shtëpinë e tij, ju do ta linit Sunetin e pejgamberit tuaj, dhe po që se do ta linit Sunetin e pejgamberit tuaj, me siguri do të humbitnit. Dhe s'ka asnjë mes jush që pastron veten siç duhet, pastaj drejtohet për tek një nga këto xhami veçse Allahu do të shkruajë për të një meritë për secilin hap, do ta ngre atë për një gradë, dhe do të heqë nga ai një të metë. Kam parë vetët tona [dmth më kujtohet qartë] kur asnjë prej nesh s'mungonte nga namazi me xhemat, përveç një hipokriti, hipokrizia e të cilit ishte njohur. Dhe, ai që s'mund të vinte i vetëm, bartej mes dy njerëzve derisa të qëndronte në radhë [saf]".



Në një tjetër transmetim, ai ka thënë:"I dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] na i mësoi mënyrat e udhëzimit, dhe mes këtyre mënyrave është namazi në xhami, në të cilin thirret ezani". [Transmetuar nga Muslim]



Dëshmia në këtë hadith është që mosfalja me xhemat konsiderohet një shenjë e hipokrizisë së vërtetuar. Është e njohur që shenjat e hipokrizisë janë ato të lënies së diçkaje që është e detyrueshme, apo bërja e diçkaje që është haram. Dhe, s'ka asnjë musliman, në zemrën e të cilit ka zënë vend imani [besimi], që do të dëshironte të jetë sikur hipokritët në cilësitë e tyre.



Dëshmia e pestë:



1. Ebu Se'id el-Hudri ka thënë që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Nëse janë tre, le të bëhet imam njëri nga ta. Dhe ai që ka të drejtë më së shumti të jetë imam, është ai që reciton më së miri Kur'anin [të dyja, edhe sasinë e mësuar përmendsh edhe aftësinë për ta lexuar si duhet]".


2. Ebi ed-Derda ka thënë që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Nuk ka tre persona në një qytet ku s'thirret ezani dhe namazi me xhemat nuk zbatohet aty, veçse shejtani do t'i mbizotërojë. Kështu që ju duhet të ngjiteni për xhematin, ngaqë ujku merr të humburin". [Hadith i vërtetë, i transmetuar nga Ebu Daud dhe Ahmed]



Dëshmia e gjashtë: Ebi Eshe'tha el-Muharibi ka thënë:"Ne po rrinim ulur në xhami kur muezini thirri për namaz. Atëherë, një njeri u ngrit dhe doli nga xhamia. Pastaj Ebu Hurejre tha:"Për sa i përket këtij personi, ky ka kundërshtuar Ebal Kasimin [të dërguarin, salallahu alejhi ue selam]". [Transmetuar nga Muslim]



Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të, gjykoi këtë person si kundërshtues të Ebal Kasimit [salallahu alejhi ue selam] dhe Ebu Hurejre nuk do ta merrte këtë vendim pa dije mbi Sunetin e Ebal Kasimit [salallahu alejhi ue selam]. Dhe, kushdo që konsiderohet midis të pabindurve, ai ka lënë diçka që është e detyrueshme.



Këto, vëllezër muslimanë, janë disa nga fragmentet e dëshmisë që detyrojnë muslimanin të falet me xhemat, dhe kushdo që reflekton mbi Kur'an dhe Sunet, do të gjejë më shumë. Secila nga pjesët nga dëshmia paraprijëse mjafton në vetvete për të dëshmuar që namazi me xhemat është i detyrueshëm. Po ashtu përkujtojmë vëllezërit tanë që muslimanit nuk i lejohet të refuzojë ndonjë gjë nga Allahu dhe i dërguari i Tij vetëm për shkak se ndonjë dijetar tjetër ka marrë vendim ndryshe. Dëshmia është një argument kundër të gjithë njerëzve. Imamët që kanë nxjerrë tjetër përfundim pritet të kenë një arsyetim të vlefshëm1, ngaqë edhe nëse s'mund të kundërshtojnë dëshminë e qartë nga Kur'ani dhe Suneti, mësimet e tyre që njerëzit duhet të ndjekin Kur'anin dhe Sunetin janë të mirënjohura. Dhe ata, Allahu pastë mëshirë ndaj tyre, nuk janë bërë imamë veçse nëpërmjet ngjitjes së fortë për Kur'anin dhe Sunetin. Dijeni këtë, ngaqë është e dobishme për ju…



Nga dhuntitë e Allahut ndaj nesh për këtë çështje, është që njerëzit më të mirë [shoqëruesit e të dërguarit] kanë pasur ixhma [njëzëshmëri] në lidhje me këtë. Nuk ka ndonjë kallëzim të transmetuar nga ndonjë nga ta, i cili bën lëshim për mosfalje me xhemat. Dhe kjo në vijim është çfarë është vërtetuar nga ata:



1. Ibn Mes'ud ka thënë:"Kam parë vetët tona kur asnjë prej nesh s'mungonte nga namazi me xhemat, përveç një hipokriti, hipokrizia e të cilit ishte njohur". [dëshmia e pestë]


2. Ibn Mes'ud, Ebu Musa el-Esh'ari, Ali Ibn Ebi Talib, Ebu Hurejre, A'isha dhe Ibn Abas kanë thënë:"Kushdo që dëgjon thirrjen për në namaz dhe nuk përgjigjet, për të s'do të ketë2 namaz, përveç nëse ka arsyetim [të vlefshëm]". [Dëshmia e tretë]



Ibn el-Kajjim ka thënë pasi prezantoi thëniet e sahabëve:"Ka thënie të sahabëve ashtu siç i gjeni, të vërteta dhe të mirënjohura, dhe s'ka asnjë thënie të njohur nga ndonjë prej sahabëve që kundërshton këtë. Secila nga këto fragmente dëshmish mjafton në vetvete. E, si qëndron puna atëherë kur të gjitha ato mbështesin njëra-tjetrën. Vërtet, me Allahun është i gjithë suksesi".



Këto janë thëniet e dijetarëve:



1. el-Begaui shkroi në "Sherh es-Suneh" [3/349]:"Më shumë se një sahab qenë të mendimit se kushdo që dëgjon thirrjen dhe nuk përgjigjet, për të s'do të ketë namaz".


2. Ata bin Rebah ka thënë:"S'ka arsyetim për asnjeri të krijuar nga Allahu në një qytet apo fshat, që të mos marrë pjesë nëse ai dëgjon thirrjen për në namaz".


3. el-Hasan el-Basri ka thënë:"Nëse nëna e vet e ndalon atë nga dhembshuria nga shkuarja për të falur namazin e jacisë me xhemat, ai s'bën ta dëgjojë atë".


4. el-Euzai ka thënë:"S'ka bindje ndaj babait në lënien e namazit të xhumasë apo namazeve ditore me xhemat, pavarësisht se a ka dëgjuar thirrjen për në namaz apo jo".3


5. Midis atyre që kanë thënë se është e detyrueshme, po ashtu janë edhe Khuzejme, esh-Shafi'i, el-Buhari, Ibn Hiban, Daud, ehl edh-Dahir, el-Henabile, Is'hak, shumica e ndjekësve të hadithit dhe disa shoqërues të esh-Shafi'iut.



Tash e dini, Allahu pastë mëshirë ndaj jush, dëshminë paraprijëse në lidhje me pozitën e detyrueshme të namazit me xhemat, si dhe thëniet e atyre që kanë nxjerrë përfundimin të jetë i detyrueshëm midis es-Selef es-Salih [paraardhësit e devotshëm] të Umetit tonë.



Çfarë ka mbetur tash për ju të dini është se kushdo që falet i vetëm, namazi i tij është në rregull. Mirëpo, ai bën mëkatin e lënies së xhematit. Për sa i përket pranimit apo refuzimit, kjo i takon Krijuesit dhe askush s'mund të thotë që namazi i filanit është pranuar ndërsa namazi i tjetrit jo. T'u kthehemi tash disa dëshmive të atyre që pohojnë se namazi me xhemat është sunet, jo i detyrueshëm.




Dëshmia e atyre që thonë se është sunet dhe një shqyrtim i kësaj dëshmie



1. Ibn Umer ka thënë që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Namazi me xhemat tejkalon për 27 grada namazin individual".


2. Ebu Hurejre transmetoi nga pejgamberi [salallahu alejhi ue selam] të ketë thënë:"Namazi i njeriut me xhemat tejkalon namazin e tij në shtëpi apo në biznesin e tij për 27 grada".


3. Nëse ju dy jeni falur gjatë udhëtimit tuaj dhe keni mbërri një xhemat në xhami, atëherë faluni me ta, se kjo do të jetë një namaz vullnetar për ju". [Ahmed dhe Tirmidhi]


4. Ebi Musa ka thënë që i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:"Personi me shpërblimin më të madh në namaz është ai që i duhet të ecë më së largëti për ta mbërri atë, pastaj tjetri më afër. Dhe ai që pret për namaz me imamin, fiton shpërblim më të madh se ai që falet e pastaj fle". [Buhari dhe Muslim]



Kanë thënë që këto janë të gjitha hadithet që provojnë se atij që falet i vetëm i njehet namazi. Ndaj, këto hadithe bëjnë që të gjitha hadithet tjera mbartin një nënkuptim të natyrës së parapëlqyer më parë sesa të detyrueshme. Veç kësaj që u përmend më lart, ata kërkuan falje për mospranimin e dëshmisë që parapriu si dëshmi, me arsyetimet që i përmendëm tashmë pas secilës dëshmi.



Përgjigja e juaj ndaj asaj çfarë kanë thënë ata s'është diçka me të cilën s'pajtohemi! Po ashtu pranojmë që personi mund të falet i vetëm pa xhemat, ngaqë, ndonëse namazi me xhemat është i detyrueshëm, ai s'është kusht për pranimin e namazit siç shpjeguam më lart. Kështu, po të falej i vetëm njeriu, ai do të pranonte shpërblimin për namaz, mirëpo ai po ashtu do të mëkatonte ngaqë i është shmangur xhematit. S'ka kundërshtime këtu, ngaqë njeriu mëkaton për lënien e një detyrimi, ndërsa merr shpërblim për tjetrin.



Nga kjo na bëhet e qartë se s'ka kundërshtim mes haditheve, ngaqë më së shumti që këto hadithe nënkuptojnë është që personi mund të falet i vetëm, mirëpo nuk e lirojnë personin nga falja me xhemat. Po ashtu është e mirënjohur që lënia e një pjese të detyrueshme të një vepre nuk e zhvlerëson atë për sa kohë që kjo s'është kusht për pranimin e asaj vepre.



Këto hadithe do të jenë një përgjigje e mirë ndaj atyre që thonë se namazi në xhami është një kusht për pranimin e tij, dhe se namazi i personit që falet i vetëm s'është i vlefshëm. Për sa u përket atyre që thonë se është detyrim të falemi me xhemat, këto hadithe nuk duhet konsideruar si një përgjigje ndaj tyre. Përpiqu të kuptosh këtë, ngaqë mund të jetë e dobishme për ju. Lus Allahun që të kem sukses unë dhe ju.




Fjala përfundimtare



Dije, vëllai im falës, Allahu të bëftë të vetëdijshëm për të vërtetën, që shejtani ka shumë mënyra për të të larguar nga namazi dhe lutja e Zotit tënd. Fillimi i shtegut është ta lësh pas dore namazin me xhemat, pastaj ta lësh pas dore tesbihun [të thënët subhane Allah, el-hamdulilah, dhe Allahu ekber nga 33 herë pas çdo namazi së bashku me lutjet tjera], dhe në fund ta lësh krejtësisht namazin, siç kemi parë.



Pra, si mund ta lejoni veten që të humbisni shpërblimin e 27 gradave, dhe të kënaqesh me vetëm një gradë. A keni mbërri një gjendje kur s'keni nevojë më për merita nga Allahu? Të nesërmen [dmth në të ardhmen] do të ketë një Pazar të madh për merita tek Zoti i botrave.



Pra, reflektoni mbi këtë dhe mos lejoni shumicën të cilët shejtani i ka mbizotëruar deri në pikën kur ata nuk ngrihen për t'u falur veçse si të përgjumur, mos lini që këta t'ju lëkundin. Kini kujdes që shejtani të mos ju tërheq në radhën e tij. Po ashtu dijeni që sekineh [paqja dhe rehatia e brendshme] nuk zbatohet në shtëpi. "Dhe vërtet ata që mbushin xhamitë e Allahut, janë ata që kanë besim në Allahun dhe Ditën e Fundit". A s'jeni ju në nga ata? A keni ditur se në një hadith të Buhariut është thënë se secilën herë që personi shkon në xhami apo kthehet nga xhamia, Allahu përgatit diçka të veçantë për të në Xhenet? Pra, a jeni të panevojshëm për këtë?



Në këtë ka një sqarim për ata që janë bërë të suksesshëm në kërkimin e tyre për të mirën dhe janë udhëzuar në të. Dhe, lutja jonë e fundit është që i gjithë lavdi i qoftë Allahut, Zotit të botrave…



--------------------------------------------------------------------------------
Shënime:


1. Që s'është mbërri nga dëshmia e nevojshme si një shembull.


2. Për shkak të dëshmisë mbështetëse, e cila duhet të vijë më vonë, ky hadith është kuptuar si:"Kushdo që dëgjon thirrjen për në namaz dhe nuk i përgjigjet, për të s'do të ketë namaz [të plotë], përveç nëse ka arsyetim [të vlefshëm]".


3. Ajo që më duket të jetë më e saktë është që, nëse pamundësia e tij për të dëgjuar thirrjen është për shkak të largësisë së xhamisë, atëherë ai s'është i detyruar të marrë pjesë.
Back Home